Antonella Rocuzzo nuk është përmbajtur në ditën e Shën Valentinit, teksa ka publikuar në rrjetet sociale një foto, duke i dhënë një puthje bashkëshortit të saj, Leo Messi.
Lojtarët e Barçës festuan dje Shën Valentinin të ndarë, ndërkohë që mesazhet e tyre të dashurisë për partneret i hodhën në rrjetet sociale. Por, ata, gjithashtu, morën shenjat e dashurisë me të dashurat e tyre.
Leo Messi, i cili u kthye të dielën pas ndeshjes kundër Celta, ishte një nga ata lojtarë katalanas me fat, që kishte një mesazh romantik nga partnerja e tij, Antonella Rocuzzo.
Ylli argjentinas ka ndarë një foto të përbashkët në Instagram, në të cilën shfaqet sipër tij bashkëshortja, duke i dhënë një puthje romantike. Përveç çastit të fokusur në celuloid, Antonella Rocuzzo ka shkruar: “Gëzuar Shën Valentinin. Të dua në qiell dhe prapa“.
Antonella dhe Leo Messi janë prindërit e dy djemve, Thiago dhe Matthew. Ata i kanë përdorur shpesh rrjetet sociale në të kaluarën për të provuar dashurinë e tyre.