Rikthehet Champions-i, ja prognoza e tetë ballafaqimeve

15 Shkurt 2016, 16:08Sport TEMA

Gëzim dhe entuziazëm te sportdashësit e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë, Liga e Kampioneve. Champions rikthehet me raundin e eliminimit direkt, ku patjetër priten ndeshje tërheqëse. Këtu po shikojmë se çfarë mund të japin për veten e tyre skuadrat pasi kanë kaluar pushimet dimërore dhe kanë bërë përforcimet e mundshme. Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë me katër ndeshjet e para, të parat e fazës me eliminim direkt. Kjo periudhë prej pesë javësh, me ballafaqime mes palëve, vajtje-kthim, do të përfundojë më 16 mars. Pas fazës së ndeshjeve në grupe, 16 ekipe fituan kualifikimin për në vijim të kësaj gare, ndërkohë që shorti i hedhur në Nyon (Zvicër), më 14 dhjetor 2015, përcaktoi tetë çiftet, që tashmë mund të analizohen në mënyrë të detajuar. Ato janë:

PSG – Chelsea FC

Do të jetë hera e tretë radhazi që Chelsea dhe PSG ndeshen në këtë raund të Champions-it. Një ballafaqim, që gjithmonë lë plagë të hapura. Nuk ka llogari të pazgjidhura midis dy skuadrave, por këtë herë nuk do të jetë Mourinho, çka gjithmonë e ul zhurmën. Vitin e kaluar, PSG-ja mori fitore falë golave në fushë kundërshtare, ndaj lojtarët e Chelsea nuk e kanë harruar këtë “mallkim”. Për londinezët nuk do të jetë e lehtë kundër PSG-së, e cila si skuadër është një referencë për kampionatin francez, por që ende nuk ka bërë hapin e fundit në Ligën e Kampionëve.

SL Benfica – FC Zenit

Ky raund “nokauti” i Champions-it vë përballë Benfica dhe Zenit, të udhëhequra nga dy trajnerë portuguezë, Rui Vitória dhe Andre Villas-Boas, respektivisht. Ata janë në kushte të kundërta: I pari pa përvojë në stolin e “águilas”, i dyti veteran, që prej sezonit të kaluar me skuadrën e Shën Petersburg.

KAA Gent – VfL

Wolfsburg Belgët e Gent-it janë zbulimi i futbollit. Ata nuk kanë në përbërje lojtarë të mëdhenj, por paraqiten si një përzgjedhje (ekip) e frikshme. Dhe në grupin e tyre, kampionët belgë kanë përfunduar përpara Valencias dhe Olympique Lyon. Nga ana e vetj, Wolfsburgu gjerman ka më shumë cilësi, është e vërtetë, por nuk mund të vendosësh ndonjë bast për të në këtë fazë të Champions-it. Gjermanët ishin liderë të grupit të tyre, duke “lënë në baltë” as më pak dhe as më shumë, por Manchester United.

AS Roma – Real Madrid

Shorti për 1/16 finale të Ligës së Kampioneve nuk është saktësisht “fyerje” për klubin e Madridit, pasi do të matet me një skuadër historike, si Roma. Ekipi romak mund të mburret me kualifikimin deri në fazën me eliminim direkt, edhe pse është e vërtetë se me ardhjen e Spalettit në stolin verdhekuq, Roma ka fituar qëndrueshmëri.

Arsenal FC – FC Barcelona

Barcelona kërkon titullin e dytë radhazi, diçka që askush nuk e ka arritur në formatin e Ligës së Kampionëve. Tërësia e Messit, Neymar dhe Suarez do ta fillojë mbrojtjen e kurorës europiane kundër një Arsenali, që është duke luftuar në krye të “Premier League”, për të fituar titullin në Angli, çka i mungon prej sezonit 2003-2004.

Juventus – FC Bayern Munich

Pas shpalljes së lëvizjes së tij te Manchester City, kësaj vere, Pep Guardiola kërkon ta mbyllë më së miri me Bayern Munich. Titulli në Bundesligë është si “bukë me djathtë” për bavarezët, ndërsa Liga e Kampionëve mbetet punë e pambaruar e trajnerit katalanas. Në dy sezonet e shkuara, Guardiola ka parë Real Madridin dhe Barcelonën, duke ia mbyllur derën dhe dhënë fund në mënyrë të menjëhershme synimeve të kampionëve të shumëfishtë gjermanë për këtë trofe. Juventusi është finalisti i Champions-it të fundit dhe dominues i plotë në Seria A. Ai është paraqitur si një kundërshtar shumë i vështirë për bavarezët.

PSV Eindhoven – Atletico Madrid

Pas sigurimit të vendit në këtë raund kualifikues, si kryesues të grupit, me një fitore të bujshme në shtëpi, ndaj Benfica, ekipi i Diego Simeone vjen në “kryqëzim” me PSV-në si favorit, edhe pse kampionët holandezë duan të godasin sërish, sikurse bënë me lënien jashtë kompeticionit në fjalë të Louis van Gaal dhe Manchester United.

Dinamo Kiev – Manchester City

Manchester City, askush nuk dyshon se është favorit i madh në duelin me Dynamo Kiev, por për të kapërcyer më tej se fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve duhet të ofrojë performancë më të mirë se në sezonet e fundit në kompeticionin madhor kontinental.

Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje