Kur 2 vjet më parë Barcelona shpenzoi 81 milionë Euro për të blerë kartonin e tij nga Liverpooli, shumë menduan se shifra ishte e ekzagjeruar pasi për më tepër këto para u harxhuan për një lojtar që kishte mbushur prej disa muajsh 27-vjeç dhe që ishte i pezulluar nga FIFA pas një gjesti të ulët që kishte kryer në Botërorin e Brazilit. Gjithsesi tashmë kur ka kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë nga transferimi i Luis Suarez te Barcelona janë të shumtë ata që kanë ndërruar mendim. Uruguaiani po tregon se është një golashënues i lindur i aftë për t’i shënuar cdo skuadre dhe jo më kot në muajt e fundit ka përfunduar në qëndër të vëmendjes duke lënë disi në hije dy yjet e tjerë të skuadrës blaugrana Lionel Messin dhe brazilianin Neymar. Gonzalo Higuain, por edhe vetë ylli argjentinas i Barcës janë të paralajmëruar sepse nëse vazhdon me këto ritme “El Pistolero” mund të thyejë cdo rekord.
Me tregolëshin e realizuar ndaj Celta Vigos i 4-ti për të në këtë sezon 29-vjecari amerikano-jugor e coi në 23 numrin e golave sezonalë në La Liga dhe në garën për “Këpucën e Artë” europiane ka vetëm 2 pikë më pak se bashkëkombasi i Messit, Gonzalo Higuain. Akoma edhe më e lartë është përqindja e finalizimeve të ish-bomberit të Liverpoolit nëse merren në konsideratë të gjitha kompeticionet. Në 35 ndeshje në total Suarez ka realizuar shifrën mbresëlënëse të 39 golave, me një mesatare prej 1,11 finalizimesh për takim, shifra të frikshme këto që do t’i kishte zili edhe një superyll si Lionel Messi. 5-herë fituesi i “Topit të Artë” në sezonin 2011-2012 kapi shifrën e 73 golave më e larta për të në karrierë, por nëse Suarez vazhdon kështu ka gjasa të realizojë akoma më tepër se Messi në sezonin e tij më të mirë.
Argjentinasi në 35 ndeshjet e para e kishte dërguar topin në rrjetë në 36 raste ndërsa uruguaiani e ka bërë dicka të tillë 39 herë. Dikur kafshonte kundërshtarët në fushë, ndërsa tashmë kafshon portierët e skuadrave rivale por jo me dhëmbë por me gola. Te Barca ai ka rigjetur qetësinë dhe kjo po e ndihmon “El Pistoleron” të shndërrohet në një makineri të vërtetë golash./ SS
Sic dhe e kam cekur me heret ,MIJUSHIT -MESSI nuk ja jep me kush TOPIN e ARTE edhe sikur te mar te gjitha trofete ,sepse pastaj ky trofe poer Te behet “BOZE ”
MESSI si A.Latin qe eshte ,po punon si per Neymarin si per Suarezin ,por pasketaj edhe NEYMARI do te punoje per SUAREZIN deri ne fund te sezonit .
“El Pistolera””,shquhet per FIZIK te forte dhe KEMBENGULJE akoma me te forte .
Edhe Menyra e egzekutimit te penalltise ne ate menyre nga “PLESHTI ” ishte sinjal per RONALDON me ane te se ciles MESSI i coi “SELAM ” Ronaldos ,duke i thene se koha jote ka perfunduar ,prandaj ben mire qe te ikesh kete sezon sa pa te rene akoma edhe me shume kredencialet .
Suarezi eshte dukshem i avantazhuar per ta fituar “Kepucen e Arte ” sepse ka mbeshtetje te forte nga prapavija .
Megjithate ,SUAREZI nuk ka klas ,ne ate shkalle sa Neymari me te cilin mund te matet .
Neymari eshte Lozonjar ,por dhe VIZIONAR si asnje perpara tij per te gjithe koherat tek BRAZILI !