Provokimi rus për turqit (edhe pse ishte një ndeshje futbolli)

17 Shkurt 2016, 09:51Sport TEMA

As sporti nuk ka mundur dot t’i shpëtojë konfliktit mes Rusisë dhe Turqisë.

Në ndeshjen e mbrëmshme mes Fenerbahçes dhe Lokomotivës së Moskës për Europa League, futbollisti rus Tarasov, ka provokuar tifozët turq duke shpalosur para tyre një portret të Putinit, të stampuar në bluzën e tij.

Tarasov e mbrojti qëndrimin e tij duke deklaruar për agjencinë ruse R-Sport se çfarë ishte shkruar në atë bluzë qe gjithçka që kërkonte të thoshte.

“Eshtë presidenti im. E respektoj atë dhe vendosa të tregoj se jam gjithmonë me të,” ka deklaruar ai.

Në bluzën e futbollistit shkruhej në gjuhën ruse: “Presidenti më i sjellshëm”.

Ndeshja përfundoi 2-0 për Fenerbahçen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje