Shpërthen Rafa Benitez: Reali nuk fiton për shkak të Perez

18 Shkurt 2016, 16:35Sport TEMA

Fjalët e tij peshojnë në çdo moment edhe pse tashmë është një ish. Rafael Benitez i shkarkuar përpara disa javësh nga posti i trajnerit të Realit të Madridit, adreson akuza të rënda ndaj presidentit Florentino Perez. Ndërmjet fjalëve të tij, ai zbulon arsyen se përse Barcelona po e dominon që prej 10 vitesh futbollin në Spanjë:

“Nuk është e lehtë të jesh trajner i Realit. Gjithçka duhet të jetë perfekte. Nëse diçka shkon keq ose kështu mendon presidenti, atëherë ky është një problem i madh”.

Një koment aspak miqësor ndaj njeriut që e kërkoi me çdo kusht gjatë muajve të verës por e shkarkoi në mes të sezonit. Rafael Benitez shkon edhe më tej duke analizuar situatën në kampin “merengues”:

“Nuk është e lehtë të kuptosh se çfarë ka ndodhur te Reali i Madridit gjatë viteve të fundit. Kemi parë të largohen Camacho, Del Bosque, Pellegrini, Mourinho dhe Ancelotti. Unë po e përmirësoja skuadrën por drejtuesit nuk kishin durim. E dija se po punonim mirë dhe ishim në rrugën e duhur por tifozët ishin nervozë dhe presidenti gjithashtu. Perez ishte gjithmonë aty me ne, fliste me lojtarët dhe shtypin çdo ditë dhe për një trajner kjo është shumë e vështrirë”.

Sipas Benitez, çelësi i suksesit për të fituar në Spanjë shtë stabiliteti:

“Barcelona ka një model të ri futbolli, ndërsa Reali ndryshon trajner çdo vit dhe gjithçka nis nga fillimi. Ja përse Reali e ka fituar vetëm një herë kampionatin gjatë 7 viteve të fundit. Gjatë 8 viteve të fundit Barcelona ka luajtur 6 finale Championsi dhe ka fituar më shumë se dyfishin e trofeve të Realit që kur ai president është në atë detyrë”.

2 komente në “Shpërthen Rafa Benitez: Reali nuk fiton për shkak të Perez”

  1. enter"" says:

    Reali I madridid nuk eshte ekip futbolli, por reklame

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete says:

    Dhente zoti qe Perez Wagabondi te rrije dhe shume vite tek RRALI .
    Derisa te jene bashke MESSI-SUAREZ-NEYMAR ,RRALI do vazhdoje qe te duartrokase trofete e Barces .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje