Taulant Xhaka nuk i ka shpëtuar dënimit nga Federata Zvicërane, që e pezulloi katër ndeshje 24-vjecarin për një episod të ndodhur në ndeshjen Basel – Grasshoper 4-0, e vlefshme për javën e 20-të të Superligës së Zvicrës.
Në minutën e 31-të të takimit, kur rezultati ishte 2-0, gjyqrtari kryesor ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin e Baselit Janko për një ndërhyrje të ashpër ndaj një futbollisti kundërshtar. Ndërkohë që vendasit po protestonin ndaj kryesorit, duke pretenduar se mund të mjaftohej vetëm me një të verdhë, Xhaka bëri një veprim aspak sportiv ndaj Moritz Bauer të dëmtuar, duke e kapur për flokësh.
Lojtari i Grasshopers ruajti qetësinë, duke ndihmuar që situata të mos degjeneronte më tej. Ky episod nuk u pa nga gjyqtari dhe Xhaka luajti gjatë gjithë ndeshjes, por pamjet filmike u morën si prove nga Komisioni i Disiplinës në Federatën e Zvicrës, që vendosi ta pezullonte 4 ndeshje lojtarin Shqiptar.
Mesfushori kuqezi njihet për lojën e tij të ashpër por edhe për karakterin impulsiv, madje nuk është herë e parë që dënohet për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve. Xhaka do të mungojë në sfidën e radhës të kampionatit ndaj Vaduzit dhe nëse edhe Apeli, sigurisht nëse e apelon, do të lërë në fuqi të njëjtin vendim, nuk do të mund të luajë as ndaj Thunitm, Luganos dhe St Gallenit./ SS
xhaka,xhaka,xhaka………….
luaj futboll dhe mos ha mut ,shkerdhate.
Bastard!!! Mire ja bene qe e denuan