Një 18 vjeçare serbe do përfaqësojë Kosovën në tenis?

19 Shkurt 2016, 19:31Sport TEMA
Një 18 vjeçare serbe do përfaqësojë Kosovën

Marija Djordjevic mund të bëhet sportistja e parë serbe që përfaqëson Kosovën.

Tenistja nga Graçanica është e gatshme t’i mbrojë ngjyrat verdhekaltër, por ajo duhet tw kalojë disa pengesa, duke i pasur parasysh paragjykimet dhe vështirësitë nëpër të cilat has në enklavat serbe në Kosovë.

Fjalën e fundit do ta thotë babai i saj, i cili do t’ia japë Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK) përgjigjen definitive shumë shpejt.

Gazeta kosovare Zëri shkruan se drejtuesit e tenisit kosovar shpresojnë në përgjigje pozitive, edhe pse janë të vetëdijshëm se frika dhe paragjykimet e serbëve në vend mund ta detyrojnë 17-vjeçaren t’i thotë “Jo” Kosovës.

“Ne kemi biseduar me Marijan dhe ajo e ka shprehur gatishmërinë për të luajtur për Kosovën. Mirëpo, ka thënë se duhet të konsultohet me babanë e saj dhe shumë shpejt do ta marrim një përgjigje nga ajo”, thotë Shkëlzen Domi, kryetar i FTK-së.

Marija, e cila më 21 shkurt mbush 18 vjet, e ka mundësi të vetme për të luajtur në “Fed Cup” përmes Kosovës, pasi me Serbinë një gjë të tillë e ka praktikisht të pamundshme.

“Duhet ta kuptojmë edhe ne se nuk e ka të lehtë. Unë i kam thënë asaj se mundësinë e vetme për të luajtur në ‘Fed Cup’ e ka përmes Kosovës. Ajo e do shumë tenisin dhe nuk është mirë ta lëshojë një mundësi të tillë. Duhet ta lëmë anash politikën. Ky është sport”, u shpreh Domi.

“Fed Cup” mbahet nga 13 deri më 18 prill të këtij viti.

2 komente në “Një 18 vjeçare serbe do përfaqësojë Kosovën në tenis?”

  1. C’ne qe tennisi s’ngjit fare tek shqipot

    Sport i bukur eshte

  2. htp says:

    serbja lu tenis,kurse shqiptareshat lujn penis semafori…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje