Juve – Bayern: Kush e fiton luftën “kokë më kokë”?

23 Shkurt 2016, 16:13Sport TEMA

Allegri dhe Guardiola njihen të dy për lëvizjet taktike kreative dhe do të jetë shumë interesante të shihet se si do të hyjnë ekipet në fushë.

Por deri tani dy teknikët i kanë fshehur mirë letrat, duke mos u prononcuar fare për lëvizjet taktike që do të përdorin.

E përditshmja gjermane Sport Bild i ka analizuar formacionet e mundshme dhe ka krahasuar ekipet me njëra-tjetrën.

Pas seancave stërvitore të ditës së hënë, duket se të dy ekipet do të rreshtohen me katër mbrojtës mbrapa. Allegri mund të zgjedhë një sistem 4-3-3 elastik, kurse Guardiola mund të zgjedhë një 4-4-1 ofensiv.

Por nëse mbrojtësi i dëmtuar Giorgio Chiellini do të arrinte të ishte i gatshëm për mbrëmjen e sotme Juventus mund të rreshtojë ekipin me një 3-5-2.

Dyshja e sulmit pritet të jetë Morata dhe Dybala. Arturo Vidal mund të ishte njeriu surprizë i Pep.

Kiliani, i cili vetëm gjatë verës së kaluar u transferua nga Juventus për te bavarezët, mund të luajë në pozicione të ndryshme.

Si një numër 6 klasik përpara mbrojtjes, si një ‘shkatërrues’ në mesfushë, ose si një mbrojtës i lirë në një mbrojtje me tre.

Edhe Mehdi Benatia dhe Serdar Tasci janë alternativa, teksa Pep do të ketë gjatësi në fushë. Ndeshja e kthimit do të jetë në datën 16 Mars./Telesport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje