Zidane kërkon te Reali Sergio Agueron

23 Shkurt 2016, 16:15Sport TEMA

Reali i Madridit hidhet në sulm për El Kun Agueron. Los Blancos kanë parashikuar një revolucion në skuadër gjatë merkatos së ardhshme dhe një nga objektivat kryesorë të Realit për sulmin është pikërisht argjentinasi i Manchester City-it.

Sergio Aguero pak ditë më parë deklaroi se dëshiron ta mbyllë karrierën te Citiziens aq më tepër që duke filluar nga sezoni i ardhshëm skuadra angleze do të drejtohet nga një trajner fantastik si Pep Guardiola. Megjithatë Reali nuk heq dorë nga ai dhe sipas mediave të ndryshme trajneri i madrilenëve Zinedine Zidane po punon për të bindur presidentin Florentino Perez të bëjë të pamundurën për të sjellë Agueron në kryeqytetin spanjoll.

27-vjecari i La Selecion ka qenë gjithmonë një dëshirë e vjetër e Realit të Madridit madje Los Blancos përpara se ky i fundit të transferohej në Premier League te Manchester City në 2011-n tentuan blerjen e argjentinasit por drejtuesit e Atleticos, presidenti Cerezo dhe administratori i deleguar, Miguel Angel Gil Marin në atë periudhë nuk e lejuan kalimin e Agueros te rivalët nga i njëjti qytet. Los Blancos pretendojnë që me afrimin e El Kun dhe Robert Lewandowskit nga Bayerni sezonin e ardhshëm të formojnë një dyshe sulmuese të përbërë nga këta dy futbollistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje