De Biasi: Kalimi i grupit në Euro 2016, edhe me një fitore

26 Shkurt 2016, 16:05Sport TEMA

Gianni De Biasi flet për të gjitha, nga puna me Shqipërinë, objektivat në Euro 2016, e ardhmja në stolin kuqezi, pretendentët në evenimentin kontinental në Francë dhe zhvillimet në Serinë A italiane.

Trajneri i Kombëtares e nis intervistën për agjencinë “Italpress” me objektin që kuqezinjtë.

59-vjeçari pohoi se “kalimi i fazës së grupeve do të ishte si një fitore për Shqipërinë” , ndërsa vlerësoi se “Italia është një prej skuadrave favorite” dhe në Euro 2016 mund të “kualifikohet lehtësisht deri në gjysmëfinale”.

De Biasi mohoi spekulimet se në rast të kualifikimit në 1/16 e turneut stadiumi në Tiranë do të ketë emrin e tij, por theksoi se pavarësisht rezultateve të Shqipërisë “emrat e heronjve që morën pjesë në këtë arritje historike do të shkruhen në një pllakatë të artë në impiantin modern që do të ndërtohet”.

I ngacmuar për të ardhmen, tekniku deklaroi se “nuk e mendon rikthimin në futbollin italian”, madje shprehu keqardhje “që nuk e provoi më shpejt një aventurë larg Serisë A”.

De Biasi nuk e mendon rikthimin në Itali pas Euro 2016, pavarësisht “një oferte nga vendlindja”, ndërsa zbuloi një tjetër “ofertë nga Europa që e intrigon më tepër”, por si një person supersticioz nuk preferoi të tregonte emra.

Intervista e trajneri vijoi me tregimin nga “bisedimet serioze për të marrë drejtimin e Kombëtares”, te “vështirësitë e fillimit për t’u ambientuar me realitetin e ri dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me zv.trajnerin Tramezzani, duke vendosur bazat e së ardhmes së ekipit”.

Për De Biasin, suksesi i Shqipërisë erdhi “prej ndryshimit të mentalitetit”.

Drejtuesi i stolit kuqezi saktësoi se më parë “një fitore mjaftonte për t’i kënaqur të gjithë, ndërsa tani ekipi ka mësuar të synojë gjithmonë e më tepër rezultate”.

Në fund, trajneri foli për Serinë A, ku beson se “me eksperiencë dhe mentalitet Juventusi nuk do ta lejojë Napolin t’ia rimarrë kryesimin”, ndërsa e cilësoi të vështirë për ta komentuar debatin ndërmjet Totti-t dhe Spalletti-t te Roma, pasi diçka të ngjashme e kishte përjetuar te Brescia me Roberto Baggio-n./ SS

1 komente në “De Biasi: Kalimi i grupit në Euro 2016, edhe me një fitore”

  1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Shqiperia as nuk e diskuton daljen nga grupi.
    Madje diskutimi qe behet eshte me 9 apo me 7 pike.
    – Francen e kemi mundur ne miqesore. Aq shume e kane thene dhe perseritur kete fakt , saqe Pseudo-specialistet dhe ata qe I krehin bishtin Ganiut , e kane bindur popullin se Francen e kemi si buke me djathe per mengjes. Harrojne qe Franca si skuader e madhe , ndeshjet miqesore I perdor per kolaudim , dhe jo per 3 pikesh. Po nejse , meqe e thone “specialistet” , atehere 3 pike I kemi ne xhep. Madje kete gje e perforcon edhe deklarata e xha Ganiut qe “…Franca mund ta pesoje si Brazili ne Boteror…” !!!!!!
    – Me Zvicren as nuk I diskutojme 3 piket. Brenda Zvicres kemi shume shqiptare madje edhe lojtare me lidhje gjaku me futbollistet tane. Do behet nje marreveshje qe keta ne nje moment te lojes do kalojne nga skuadra jone dhe Zvicra mundet lehtesisht.
    -Gjithe problem eshte me Rumanine. Ate s’kemi ku ta kapim. Ndoshta mund te behet ndonje skenar si ne Armeni , por do kerkoje shume lek dhe sikur jemi ca ngushte tani se I rritem rrogen edhe Ganiut. Keshtu qe e leme barazim kete ndeshje.

    Pas kualifikimit ne 1/16 , Stadiumit te ri do ti vihet emri “Xha Ganiu dhe 11 trimat” , sepse ne fakt keta persona I kane dhene Shqiperise me shume sesa heronjte qe derdhen gjakun per kete shtet dhe bene te mundur qe ne sot te kemi kete jete. Se ne fund te fundit Qemal Stafa apo te tjere gjakun derdhen , kurse futbollistat derdhen djersen !!!!!
    Gjithashtu Xha Ganiu do te behet edhe Deputet I perjetshem ne Shqiperi dhe mbase e shpallin edhe hero kpmbetar.

    Me pas Shqiperia do te avancoje deri ne finale , dhe aty do ia lere ndeshjen per sevap Italise ose Gjermanise.

    Dhe ne fund te kesaj perralle , xha Ganiu do zgjohet dhe do te shohe realitetin , I cili me siguri do te jete shume larg endrres , sepse te gjithe e dine si u kualifikuam , nuk mjaftoi vetem loja brenda fushe por edhe patericat nga jashte. Dhe tashme shpresa me e madhe eshte tek fati , sepse loja jone eshte e perqendruar 90% ne kufijte e zones , dhe sic e di edhe Ganiu duhen bere gola qe te fitohet ndeshja. Shume pak gjasa ka qe te kemi ndonje paterice nga jashte fushe kete radhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje