Ish-portieri legjendar i Bayer Munchen, Sepp Maier, e kalon kohën duke shkruar në blogun e tij Seniorbook, rrjetit social të kushtuar njerëzve mbi 40 vjeç. Një lojtar i ka bërë përshtypje Kampionit të Botës i vitit 1974, herën e fundit që ishte përpara televizorit për të parë një ndeshje. Ylli Paul Pogba. “Një këshillë kisha unë për Bayern: Merrni Paul Pogba! Patjetër! Se përndryshe do ta marrë dikush tjetër. Që kur e preku topin për herë të parë deri në minutën e fundit, ma mbushi mendjen që ai momentalisht është një nga lojtarët më të mirë në Evropë,” shkruan Maier.
Megjithëse gjatë barazimit 2:2 kundër Bayern, Pogba nuk ishte në ditën e tij më të mirë, Maier e kupton pse ai vlen aq shumë. Pogba gjatë verës së ardhshme mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Që Bayern të transferojë mesfushorin francez, Maier ka një propozim të veçantë: “Do të japë të gjithë kursimet e mia që Bayern të marrë Paul Pogba, besoj se do të mjaftonin për njërën këpucë të tij,” shkruan me humor gjermani./ Telesport
Eh . Legjenda SEPP MAYER !
Ani pse jam kunder Nazional-Manschaftit ty dhe plejaden tende brilante te viteve te 70-ta , JU ADHUROJA pa mase .
Sa e sa emocione na ke dhuruar i madhi MAYER ,por pa harruar dhe Magjepsin DINO ZOFF !
Mos u nxito,o Sep Mayer!
Ruaji ato kursime per vete se ky Pogba qe ti e vleresoke aq shume,jo vetem nuk do te behet KURRE yll i futbollit europian,por as mesatar!
Se me cfare syu e sheh ti kete futbollist nuk e di por une kam vene re keto mangesi serioze te ky futbollit:
1-Eshte njeri,qe futbollin NUK E KA PASIONIN E TIJ ME TE MADH!
2-Eshte i ftohte ne fushe,i vecuar nga loja e ekipit dhe ne fushe vendoset si rastesisht e jo me mendim ne sherbim te lojes!
3-Teknikisht ka mangesi te theksuara dhe veprimet me topin i ben si rastesisht dhe jo i sigurte!
4-Nuk ka cilesite e liderit ne fushe dhe nuk eshte nga ata futbolliste qe te nxjerr skuadren nga HALLI!
5-Edhe po te mos jete ne fushe,ekipi nuk ka ndonje humbje te madhe!
Krahaso psh,Barcelonen apo Realin pa Messin dhe Ronaldon!
Ndersa pa Pogban nuk ndihet fare mungesa tek Juventusi!
Sa here e shikoj ne loje,ky lojtar nuk me ngjall asnje kenaqesi!
Sidoqofte tifozlliku nganjehere vendos!
Per mua Pogbane nuk e marr as tek ekipi i Rrogozhines,po te isha trainer!