Interi akord verbal për Ergys Kaçen, Igor Tudor i bën antireklamë

25 Shkurt 2016, 15:11Sport TEMA

Një ditë më parë bëhej fjalë për ndjekje të vazhdueshme të situatës së lojtarit nga drejtuesit e Interit, kurse dje u raportua se Inter ka arritur një para-akord me PAOK-un për shërbimet e Ergys Kaçes në përfundim të këtij sezoni. 
Kjo është ajo që ka raportuar “fcinternews.it”. Një lajm i madh për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, e ardhmja e të cilit do të jetë në një nga ekipet me emër në futbollin italian.

Siç vijon faqja me informacione të përditësuara pranë skuadrës zikaltër, drejtuesit e Interit kanë arritur që të gjejnë dakordësinë e palës greke për të siguruar shërbimet e shqiptarit në përfundim të sezonit.

Zhvillimet – Vetëm disa ditë më parë, Kaçe u bë pjesë e një kompanie menaxhimi lojtarësh, pikërisht ajo që ka edhe portierin e Bajernit, Nanuel Nojeri.

Përfaqësuesit ligjorë të futbollistit kanë pasur kontakte të vazhdueshme ditët e fundit me drejtuesit e klubit në rrugën “Vitorio Emanuele” në Milano, si dhe me vetë trajnerin Roberto Mançini, i cili e mori në konsideratë afrimin e shqiptarit edhe në ditët e fundit të merkatos së transferimeve.

Detajet – Presidenti i PAOKut ka kërkuar të paktën 3.5 milionë euro për kartonin e Kaçes, ndërkohë që para-akordi është arritur për më pak se 3 milionë. Bëhet fjalë për një marrëveshje që do të mund të përfundojë dhe finalizohet në merkaton e ardhshme, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe Kaçe do të jetë nën vëzhgimin e rreptë të zikaltërve.

Trajneri – Si të mos mjaftonte fakti që nuk e aktivizon në kampionatin grek apo edhe në ndeshjet e Kupës, Igor Tudor i bën antireklamë Kaçes me deklaratat e tij. Në një prononcim të shkurtër për “tuttomercatoweb”, trajneri i PAOK-ut ka deklaruar:

“Një lojtar që është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. Vrapon shumë dhe ka kualitet e gjunjë të fortë, megjithatë i mungon forca”, është shprehur Tudor. Pavarësisht kësaj, drejtuesit zikaltër mbeten të vendosur që të mund ta ndjekin me kujdes mesfushorin 23-vjeçar/PanoramaSport

1 komente në “Interi akord verbal për Ergys Kaçen, Igor Tudor i bën antireklamë”

  1. agron says:

    Komenti i gazetes len per te deshiruar pasi traineri sipas meje ka te drejte !Qe te futesh ne formacionin baze te cdo skuadre duhet ta meritosh dhe te bindesh trainerin dhe skuadren, qe pa pjesmarjen tende skuadra humbet ne cilesi dhe rezultat ! Nuk besoj se ka trainer ne bote qe te thote per LIONEL MESIN qe eshte lojtar i forte por nga ana tjeter pa te Barcelona nuk do te bente as gjysmen e golave qe ka shenuar. Kaces tone te dashur i uroj me zemer qe te behet i pazendesueshem ne cdo skuader qe luan apo do te luaje por per kete duhet seriozitet , pergatitje e larte , disipline !!Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje