Kombëtarja, miqësore me Katarin më 29 maj

25 Shkurt 2016, 11:23Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një tjetër miqësore në muajin maj.

Në kuadrin e përgatitjeve për finalet e Europianit “Francë 2016”, kuqezinjtë do të kenë mundësi të testojnë veten në një ndeshje miqësore. Kundërshtari i radhës do të jetë Katari.

Takimi do të luhet përsëri në Austri, më datë 29 maj. Qyteti ku do të zhvillohet kjo ndeshje është Kapfenbergu, raporton TCH.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit njofton se në kuadrin e këtyre përgatitjeve, përpara fillimit të Kampionatit Europian, ekipi kombëtar do të zhvillojë edhe një takim tjetër miqësor, përpara nisjes për në Francë.

Kundërshtari dhe data e kësaj ndeshjeje pritet të bëhen të njohura në mënyrë zyrtare në ditët në vazhdim.

1 komente në “Kombëtarja, miqësore me Katarin më 29 maj”

  1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Ha Ha Ha !
    Ndeshje me Katarin per tu pergatitur per Evropianin !!!
    Kundershtar I goditur. Po ne po pergatitemi per Evropianin , apo per kupen e Azise apo Afrikes ?
    Ne fakt kjo verteton edhe njehere deklaraten e shkelqyer te Xha Ganiut “…Skuadrat e medha nuk pranojne te luajne me ne sepse kane frike se mos munden…”
    Vetem me keto lloj skuadrash qe jane nga vendi I fundit ne renditjen e Fifas, Xha Ganiu edhe mund te beje ndonje fitore , dhe pastaj do filloje te na shese mend per skuadren e shkelqyer qe ka ! Megjithese nuk I dihet se edhe me Gjeorgjine keshtu menduam por desh u munden.
    Une them pas kesaj ndeshje , beni edhe nje miqesore me Luzin e Vogel se do t’ju sherbeje shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje