Cana merr valixhet, gati largimi nga Nantes

27 Shkurt 2016, 12:52Sport TEMA

I transferuar gjatë verës së kaluar nga Lazio drejt FC Nantes, për një periudhë dy-vjeçare, marrdhënia mes futbollistit shqiptar, Lorik Cana dhe klubit të kanarinave mund të zgjasë vetëm sa gjysma e periudhës së parashikuar.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Shqipërisë mund të ndërpresë kontratën e tij, pikërisht në përfundim të këtij sezoni. Ishte vetë Cana, i cili gjatë një deklarate të dhënë një natë më parë, i ka hapur dyert vetes së tij dyert për një largim të mundshëm.

“Kam një marrëveshje verbale me presidentin Waldemar Kita. E shoh se këtu ka lojtarë të talentuar që kanë të ardhme, dhe unë jam këtu për të përkrahur klubin në një kohë specifike, dhe për një kohë shumë të shkurtër”, deklaroi Lorik Cana, gjatë një interviste për “TV Nantes”.

Sipas mediave franceze që raportojnë edhe deklaratën e futbollistit të dhënë një natë më parë, janë të gjitha gjasat që futbollisti i Kombëtares Shqiptare të nisë një sezon të ri larg FC Nantes, pas atij aktual. Pas një eksperience historike që synon të përjetojë me Kombëtaren Kuqezi në Kampionatin Europian vetëm pak muaj më vonë sërish në Francë, ish-futbollisti i PSG dhe OM, duket se do të jetë më së shumti i interesuar për një kampionat më ekzotik, larg Europës./Telesport

6 komente në “Cana merr valixhet, gati largimi nga Nantes”

  1. Klimax says:

    Patjeter more pensionist, tek vellezerit, atje ku te terheq ADN-ja!

    1. kapo says:

      ti ruash topet o Klimax…se Cana e ky grup i mrekullushem lojtaresh te kombetares ,,na ben te ndihemi krenar…si shqiptar…ti krenihu me greket a serbet..qenie e peshtire..Cana ka seder..krenari…te ish llozher si puna jote..do rrinte ne stol..e do mirte parate pa djerse e mund..

  2. katarakti says:

    Klimax a je shqiptar apo je grek?! Pse gjithe kjo urrejtje karshi nje njeriu qe na ka nderuar dhe ka bere diçka per emrin e Shqiperise?! Neqoftese je grek te kuptoj dhe nuk te ve faj. Po nese je shqiptar ke nje problem te madh me veten dhe kulturen qe trashegon. Nuk do te thote qe meqe je ortodoks je me i mire se te tjeret. Jam i bindur se Cana ka bere shume me teper per kete vend dhe per shqiptaret sesa nje i indoktrinuar dhe i intoksikuar nga feja si puna jote. Pavaresisht ndryshimeve fetare une e konsideroj Canen si bashkombasin tim te nderuar. Por Papajanakin e kombetares greke e konsideroj te huaj njelloj si ate te kombetares spanjolle, hollandeze etj. Prandaj jo gjithmone insinuatat fetare jane me vend. Kush do kombin me shume se fene ai eshte shqiptar. Kush ve fene para kombit eshte ose tradhtar ose grek, turk ose sllav. Une nuk e di ku e fut veten ti. Ndofta mund te ma sqarosh vete me mire. Pershendetje.

    1. albaniafirst says:

      i nderuar qofsh katarakti. Asnje fjale nuk te ndryshoj dot nga komenti jot.
      Feja jone eshte shqiptaria.

    2. Klimax says:

      Pra sipas teje, Katarakti, kush ka nje nenshtetesi greke, nuk eshte shqiptar, dikush tjeter qe ka nenshtetesi zvicerane, franceze, italiane, amerikane, gjermane, etj, eshte shqiptar dhe mbi te gjitha patriot i madh!!!!!
      Ne Shqiperi ka nje minoritet grek qe njihet nga shteti shqiptar, ka gjithashtu popullsi grekofolese qe nuk e kane kete status dhe mijra shqiptare te tjere qe te gjithe keta se bashku kane perfituar ne Greqi nenshtetesine greke (shumica edhe kombesine greke). E gjitha kjo popullsi eshte anti-shqiptare? Apo mos valle ky anti-shqiptarizem i ka rrenjet brenda ne Shqiperi me propaganden nacional-shoviniste ne emer te “shqiptarizmit”?
      Perse u larguan arvanitasit per ne Greqi, mbi te gjitha mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit? Mos ishin ata tradhetaret e “shqiptarizmit”?
      Mos valle shqiptaret e shumte qe ndihmuan revolucionin grek per pavaresi ishin edhe ata tradhetare te “shqiptarizmit”?
      Perse su be edhe nje revolucion i tille ne trojet shqipefolese, por ne te kundert, ishin shqipefolesit qe mbrojten Perandorine deri ne ngordhjen e saj, ne emer te kujt, te “shqiptarizmit”?
      Me flet per “problematiken” e trashegimise se kultures sime dhe per “fanatizmin tim fetar”!!! Ku e pe ti kete?
      Besimi im i vetem eshte shkenca qe verteton ligjet e natyres, lindjen, zhvillimin, vdekjen!
      Kjo Ju shqeteson, apo respekti qe tregoj per te paret e mi, per kulturen dhe traditat e tyre? Mos duhet ti them nenes time qe emri qe ka, ikonen qe puth dhe kryqin qe bene cdo dite e bejne armike te “shqiptarizmit”??!! Cudi si nuk shqetesoheni nga mijra minare qe bucasin ne gjuhen arabe ne cdo cep te Shqiperise, emrat turko-arab te shipefolesve dhe shqetesoheni per traditen qe vet heroi kombetar e mbrojti deri ne vdekje?
      Si mund te ndihem une per “shqiptarizimin” kur Sali Berisha e pasardhesit e tij na persekutuan si armiq, na mohojne pronen tone, na hoqen nga puna familjarisht vetem e vetem se babai im punoi gjithe jeten ne pushtetin e Enver Hoxhes ku kishte nevoje Atdheu, se gjysherit e mi luftuan vullnetare ne Luften e Vlores e me pas ne Luften Nacionalclirimtare?
      Kush eshte ne te vertete kauza e “shqiptarizmit” sot ne Shqiperi? Shqiperia ne bashkesine Islamike, Shqiperia e islamizuar, Shqiperia e urrejtjeve fetare, Shqiperia e Luftes Civile Veri-Jug? Kete nuk beri Berisha, kete nuk kerkon te realizoi perseri? Atehere perse ne Shqiperi shumica i thone “serb” per anti-shqiptarizmin e tij dhe ne Veri e Kosove e quajne hero kombetar, burre shteti, etj, etj?
      Si ka mundesi qe verioret e kosovaret te dashurojne nje “serb”??!! Ku valle qendron e verteta?
      Ne te njejten loje a nuk eshte futur edhe “katoliku” i vet-deklaruar Edi Rama me prinder ortodoks? Ai qe prish kisha ortodokse dhe premton ndertimin e xhamise ne Tirane, me te madhen ne Ballkan? Ai qe reklamon shovinizmin me te rrezikshem ballkanik me pacavuren e zeze te hartes se Turqise Ballkanike ne fasaden e Kryeministrise? Ai qe deklaron Turqine aleatin e vetem te kauzes shqiptare dhe kombin turk vella me shqiptaret? Ai qe nderon nazistet si “heronj”?
      Jo, Katarakti, kjo nuk eshte kauza ime! “Shqiptarizmi” per mua eshte civilizimi, kultura, mentaliteti dhe demokracia europiane! C’do gje tjeter eshte e huaj, barbare e kanibale!

  3. MAX N.Y. says:

    Kilmax ne momentin qe ti i ve Lorik Canes ne dyshim Shqiptarizmin ti nuk je me Shqiptar dashes. Ti je nje Shqiptar urryes. Ose nje idjot. Pershendetje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje