Historia e dy vëllezëve futbollistë: Nuk luajnë me Vllazninë dhe Adën për shkak të gjakmarrjes

27 Shkurt 2016, 11:06Sport TEMA

Prej një jave, babai i tyre, Marku, nuk mund të shohë stërvitjet e Vllaznisë, Stivi nuk mund të stërvitet tek Ada, ndërsa Uendi nuk mund të dalë nën urdhrat e trajnerit Armando Cungu.

Kjo, sepse burrat e shtëpisë, siç e do zakoni në veri, janë të detyruar të ngujohen nga frika se gjaksi mund t’i vrasë.

Gjakmarrja, ky fenomen fatkeq që nuk po gjen zgjidhje, prej një jave ka bërë që fisi Vecaj të ngujohet, mes të cilëve edhe dy futbollistët dhe babai i tyre tifoz. Kjo dramë vjen pasi xhaxhai i tyre më 21 shkurt vrau një tjetër shtetas.

76-vjeçari Ndokë Vecaj qëlloi për vdekje 55-vjeçarin Nikë Bungu në fshatin Shtoj i Vjetër, njësia administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Viktima hyri në orën 2 të mëngjesit në rrethimin e banesës së 76-vjeçarit Vecaj. Ky i fundit nga frika e grabitjes, pas një telefonate nga djali i tij se dikush ndodhej prapa shtëpisë, nuk ka hezituar, por ka marrë çiften që e posedon me leje dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër për paralajmërim, është drejtuar pas shtëpisë së tij dhe ka qëlluar dy herë të tjera në drejtim të Nikë Bungut, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Gjykata e Shkodrës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ndokë Vecaj, edhe pse avokati kërkoi “arrest shtëpie”. Tashmë dy sportistë shembullorë, Stivi e Uendi, janë ngujuar në shtëpi, duke mos mundur prej një jave të shohin as dritën e diellit e jo më fushën e stërvitjes Dramë në Shkodër së futbollit. Ata nuk kanë bërë asgjë!

Që herët, Stivi dhe Uendi si shumë fëmijë të tjerë të Shkodrës u rrëmbyen nga loja mahnitëse e futbollit. Të iniciuar nga babai i tyre Marku, një tifoz i thekur i Vllaznisë, një i çmendur pas futbollit. Stivi provoi të ishte pjesë e Vllaznisë, i ardhur nga ekipet zinxhirë të akademisë.

Nga aty vijoi ta ndiqte ëndrrën e tij, por tashmë tek Ada e Velipojës me shpresën e madhe se një ditë mund të jetë sërish pjesë e Superligës, natyrisht dëshirën e madhe e ka te Vllaznia.

Uendi, një 18-vjeçar, sapo ka nisur ëndrrën e madhe, pasi ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Vllazninë, duke u cilësuar si një prej talenteve shkodranë që pritet të shpërthejë. Uendi është në planet e trajnerit Cungu dhe në këtë pjesë të dytë të sezonit priste të debutonte me fanellën kuqeblu./Panorama Sport

5 komente në “Historia e dy vëllezëve futbollistë: Nuk luajnë me Vllazninë dhe Adën për shkak të gjakmarrjes”

  1. Shqiptar says:

    Nuk cuditem aspak.Na flliqen Boterisht me pritat e tyre te pabesise.

  2. xxx says:

    Na la nder mali zi kete marrin me lekiq duken,po qka eshte ma keq krenohen shqipfolsit me kete mbrapambetuni te shek VI.

  3. mustaf says:

    Madhkua qoft kanuni i Lek Dukagjinit ,besoj se politika shqiptare pas 90 ka ber pak ne minimizimin e kti ligj kafshror ,e shajm ENVER HOXHEN.po per 40vjet ky ligj c,faroses nuk ka veprua ne shqiperi ,besoj se shteti e shoqeria civile duhet te angazhohen ne maksimum qe Lek Dukagjini e kanuni i tij i madhkuar te e leminohen nje her e pergjithmon e ligjet e shtetit demokratik te triumfojn mbi kyt koler te madhkuar.

  4. ♣ preshevali says:

    Çfarë kanuni na paskan shklodranët se.
    Në 2 të natës mbrenda rrethojës së shtëpisë (qoftë edhe vetëm gardhë me therra) shkonë si çeni n’rrushë edhe s’ka xhakë, bile bile familja e të vrarit duhetë të paguajë armën nëse konfiskohet nga hyqymeti dhe damin nëse burgoset dorasi.

  5. dajti says:

    Mallkuar qofte kryekrimineli S. S. Berisha qe armatosi edhe femijet dhe drejtsija qe nuke fuksinon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje