Barcelona, 35 mln Euro për Donarumma

28 Shkurt 2016, 11:38Sport TEMA

Vetëm pak ditë më parë mbushi 17-vjec, por Gianluiggi Donarumma në fushë më shumë sesa me të një të ri premtues ngjason me një portier ekspert.

Në ndeshjen e fundit që Milani fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Torinos, talenti italian ishte një nga më të mirët në fushë për kuqezinjtë duke shkëlqyer edhe njëherë tjetër sic ka bërë në shumë ndeshje të këtij sezoni. Kjo është një nga arsyet kryesore që për 17-vjecarin ka nisur të interesohen disa prej klubeve më të mëdha të Europës.

Sipas mediave spanjolle të cilat u referohen atyre italiane, Donarumma ka përfunduar në vëmendjen e Barcelonës, madje klubi blaugrana është gati të ofrojë 35 milionë Euro për të marrë shërbimet e tij.

Gjithsesi për momentin Donarumma është i lumtur te Milani dhe nuk e mendon largimin edhe pse kur bëhet fjalë për Barcën gjithcka mund të ndodhë. Drejtuesit e klubit kuqezi shikojnë te 17-vjecari një Buffon të ri, dhe për këtë fakt as që e mendojnë shitjen e Donarummës në një të ardhme të afërt.

Për më tepër që oferta e Barcelonës prej 35 milionë Eurosh konsiderohet shumë e ulët nga Adriano Galliani dhe Silvio Berlusconi. Sido që të shkojnë gjërat për Milanin në këtë sezon e sigurtë është që në fund të tij, kuqezinjtë do të kenë fituar një kampion për të ardhmen dhe ai është portieri Gianluiggi Donarumma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje