Për interesimin e Interit për Ergys Kacen po flitet prej kohësh por një intervistë e agjentit të futbollistit Nicos Kaguioulis që përcillet në gazetën sportive më prestigjioze në Itali, Gazzetta Dello Sport e bën më të besueshëm mundësinë e transferimit të mesfushorit të kombëtares Shqiptare në klubin e madh italian në verë. Gazzetta shkruan se Interi ka vënë me të vërtetë në shënjestër Kacen që e përshkruan si një futbollist që ka shfaqur cilësi të mëdha në mesfushë, zonë ku zikaltërit po demonstrojnë se kanë mangësi. Gjithsesi Interit për të marrë futbollistin i duhet të përballet edhe me konkurencën me agjentin e Kaces që deklaron;
“Po, konfirmoj që interesi është i vërtetë, por nuk është vetëm Interi që po e ndjek, janë dhe shumë klube të tjera europiane. Ne kemi folur disa herë me Paok-un në lidhje me të ardhmen e djaloshit që ka një kontratë deri në qershor të 2017 me klubin. Përsëris, Interi është i interesuar por ka dhe klube të tjera. Me siguri që djaloshit do t’i pëlqente të luante me Interin pasi është një klub i madh europian, do të ishte një shans i madh për karrierën e tij, por në këtë moment besoj se më parë duhet të flasin dy klubet në lidhje me këtë cështje”.
Por sa vlen në të vërtet në këtë moment kartoni i Ergys Kaces? Përgjigjen e jep agjenti ndërsa shprehet.
“Në këtë moment besoj se vërtitet rreth 2-3 milionë eurove. Paoku ka caktuar këtë cmim”.
Më pas një deklaratë ku Kaguioulis konfirmon se kontaktet e para kanë nisur me agjentin që deklaron:
“Po kemi patur kontakte që në janar me Interin dhe janë vërtet të interesuar. Tani lojtari është i përqëndruar me Paokun dhe Kombëtaren për Europianin. Lojtari është shumë i lumtur për interesimin e Interit pasi është një klub shumë i madh dhe nëse dy klubet gjejnë akordin nuk do të ketë asnjë problem. Duhet të presim që të flasin dy klubet”.
Në fund agjenti i Kaces që e thotë qartë se faktori kyc për transferimin e e futbollistit korcar është gjetja e akordit mes dy klubeve, shpreh dhe bindjen e tij se ky operacion mund të kryhet në verën e ardhshme duke deklaruar.
“Unë mendoj se po. Nëse Interi është vërtet i interesuar mund ta marrë. Lojtari ka dëshirë për të shkuar dhe besoj se nuk duhet të ketë probleme mes dy klubeve”./SS
Per Kaçen do te ishte shume me mire nje ekip me atmosfere me pozitive sesa nje ekip me emer te madh.Une ne vend te tij do te zgjidhja me mire nje Udinese ,nje Sassuolo Atalanta apo Chievo sesa atmosferen mbytese,vrasese te lojtareve e talenteve qe eshte karakteristike e perhershme e Interit .