Pavarësisht mbërritjes me vonesë nga Zvicra, ai është i gjallë dhe i qeshur. Përforcimi i ri shkon e takon çdo lojtar, shihet me ta në sy, i shtrëngon fort për dore dhe prezanton veten. Ai është i sinqertë dhe mjaft miqësor. Ky është një moment i vogël. Përshtypjet e para të krijojnë idenë se Gashi është pak më ndryshe. Kur ai mbërriti për herë të parë në Denver, për të nënshkruar kontratën, kostumi i papërlyer në të zezë i sulmuesit shqiptar ra në sytë e disa prej shokëve të tij të rinj. Para se të prononcohet në media, ai gjithmonë kontrollon veten, si duket, dhe merr frymë thellë. Pastaj e kontrollon përsëri veten. Dhe përsëri. E gjitha kjo sugjeron një lojtar me një ndjenjë të fortë të vetën.
Ky djalosh e di saktësisht se çfarë po bën tani dhe çfarë do të bëjë në vazhdim për Colorado Rapids. Së jashtmi, blerja e tij mund të tingëllojë si surprizë e caktuar në mesin e qarqeve të MLS (Kampionati Amerikan). Ky ishte një lojtar i “Champions League”, golashënuesi më i mirë në dy vite i Superligës Zvicerane, pjesëmarrës në “Euro 2016” me Shqipërinë dhe 27 vjeç, në kulmin e tij. Plus këtyre, Rapids kishte duruar një stinë zhgënjyese. Përsëri, Gashi njeh veten dhe i bindet mendjes së tij. Ai nuk i përket sërës së Kaka, Frank Lampard, Andrea Pirlo dhe Steve Gerrard, që i bashkohet MLS. Gashi, me sa duket, nuk ka nevojë të krahasohet me askënd:
“Jo, unë fola me ish-klubin dhe vendimi im është bazuar vetëm nëse ata më lejonin të vija te Kolorado Rapids, – tha ai. – Kam pasur biseda të mira me trajnerin dhe, më e rëndësishmja, drejtorin sportiv. Pas kësaj, mendova se MLS ka në gjirin e vet disa lojtarë me emër, është një kampionat që duket se e di stacionin ku do të shkojë. Pra, po ecën mjaft përpara. Ju gjithmonë keni dëgjuar për lojtarët që vijnë nga Evropa në SHBA. Por, në fund të fundit, transferimi im nuk kishte të bënte me ndonjë lojtar që është këtu, ose mund të vijë në vijim. Ishte një zgjidhje që më përkiste vetëm mua. Doja të vija këtu dhe pranova të luaj për Kolorado Rapids.”
Gashi ka përshkuar rrugën e tij deri këtu, përmes divizioneve më të ulëta në Zvicër, para se ta ndalonin këmbët në dy prej ekipeve më të famshme në vend, FC Cyrih dhe FC Basel. Në dy sezonet e fundit ai është përballur me ekipe yjore, të tillë si Real Madrid dhe Liverpool, në Ligën e Kampionëve. Në hapat e tij fillestarë, te Schaffhausen, Bellinzona dhe Aarau, mund të ketë shkuar pa u vënë re, por, në të njëjtën kohë, ato klube e kanë formuar si lojtar. “Ishte një rrugë e vështirë për mua, – thotë Gashi.
Në fillim kam pasur një kohë të mirë, pastaj kalova disa momente të vështira. Unë mendoj se në përgjithësi, në jetë, njeriu ka nevojë për fat, të gjendet në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Kur kam dyshime në vetvete, gjithmonë kujtoj se kam qenë në gjendje për t’ia dalë mbanë në moshë të re. Kjo më bëri më të fortë. Kualiteti gjithmonë mbizotëron dhe unë jam i lumtur që kam bërë rrugën time. Kjo ka ardhur falë një pune të vështirë, e cila është rruga që duhet ndjekur nga të gjithë.”
Dhe, një pasojë e padëshiruar e rrugës së tij, është rënia përqark një arsimi të harmonishëm të futbollit. “Përveç portierit, kam luajtur në çdo pozicion tjetër, në moshë të re, – tha Gashi. – Tani nuk jam duke thënë se dua të jem një mbrojtës, sepse ndjehem më rehat në sulm, por është gjë e mirë të kesh luajtur në kaq shumë pozicione. Me këtë i jep mundësi vetes dhe trajnerit për fleksibilitet. Ka pasur lojëra që kam luajtur si sulmues i përparuar. Pastaj kam luajtur si një “6”, mesfushor mbrojtës, pastaj në të djathtë dhe në pozicione të tjera në mesfushë. Unë jam më i natyrshëm në krahë. Por, në fund të fundit, nëse dikush nuk e bën dot rolin e “numrit 10”, jam në gjendje për ta zotëruar edhe atë pozicion.”
Gashi u rrit deri në Cyrih, duke pretenduar të jetë si sulmuesi brazilian, Ronaldo. Ky ishte idhulli i tij, kur luante futboll me miqtë e tij në oborrin e shkollës. Talenti i tij tërhoqi seleksionuesit e kombëtareve helvete, nga Zvicra U-17 deri te Zvicra U-21. Deri në kohën që ishte gati për futboll të lartë ndërkombëtar, Shqipëria, vendi i prindërve të tij, kishte treguar gjithashtu, interes. “Nuk ishte një vendim i lehtë për të bërë këtë zgjedhje”, – sqaron Gashi. – Unë u ula me ish-trajnerin e Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, dhe shkova në shtëpi duke mos ditur se çfarë të bëj. Kisha luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Zvicrës dhe kam kaluar një kohë të madhe me to.
Kam pasur mundësinë për të luajtur për të dyja kombëtaret, por duhet të zgjidhja Zvicrën, ose Shqipërinë. Në fund kam zgjedhur Shqipërinë. Qëndroj vetë prapa vendimit dhe tani jam finalist i “Euro 2016”. Mezi po pres ndeshjet e ardhshme të ekipit kombëtar. Konfirmimi për vendimin tim erdhi tani, teksa për herë të parë në historinë e vendit jemi duke shkuar për të luajtur në Kampionatin Europian, të kësaj vere. Kjo është diçka shumë e madhe, sidomos kur mendoj në këtë moment se zyrtarisht jemi të kualifikuar dhe sa i kemi gëzuar tifozët tanë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë, në jetën time.
Mbështetja për ekipin kombëtar shqiptar është masive. I madh dhe i vogël, vajzë, djalë, grua, burrë, të gjithë kishin lot në sytë e tyre. Ajo ishte thjesht fantastike. Ne jemi brezi i ri, që po e bëjmë këtë vend krenar. Dhe kjo është e bukur, për të festuar me shqiptarë të tjerë. Unë mendoj se futbollistët jetojnë për emocionet e tifozëve dhe kjo ishte e bukur, për të dhënë diçka për ta, për t’ua kthyer mbështetjen e madhe.” Natyrisht, i duhet disa kohë të përshtatet me jetën në Amerikë, si cilitdo sportist të huaj. Deri më tani ka pasur ndalesa të shkurtëra vetëm në Kolorado, por anglishtja e tij i lejon të bisedojë dhe kjo sigurisht do të përmirësohet shpejt.
“Është e natyrshme se duhet ca kohë të përshtatem në Denver, – tha ai. – Më e rëndësishmja, vëllai do të jetë me mua këtu. Ai do të më japë mbështetjen e familjes sime.” Gashi do të ketë sezonin e tij të parë në “Sporting Goods Park Dick”. Këtë javë ka provuar diellin mbi supe dhe “Rockies” si sfond. Lartësia, moti dhe peizazhi mund t’i kujtojnë atij pak nga Zvicra. Sigurisht, malet do të jenë rezonante për të. Kjo për shkak se edhe emrin e ka marrë nga “Shkëlzeni”, një mal afër kufirit të Shqipërisë me Kosovën. Malet janë pjesë e “make-up”-it të tij, ashtu si talenti dhe, veçanërisht, puna e vështirë. Duket se disa gjëra janë të dedikuara vetëm për të. Për së fundi, mirë se vini në Kolorado Rapids, Shkëlzen Gashi!
“Coloradorapids.com”- Telesport
Kthehu ne Europe, mos u digj ne amerike
Lart e me lart Shkelzen, ashtu si dhe mali qe I ke marre emrin. Ne do brohorasim per ty.