Duken të largëta kohët kur Adam Johnson shkëlqente me Manchester City dhe kombëtaren e Anglisë.
Ishte në majën e karrierës së tij dhe paguhej 60 mijë paund në javë.
Por sot është shpallur fajtor për ngacmim seksual ndaj një të miture dhe do të përfundojë në burg.
Johnson ishte një ndër futbollistët më premtues anglezë pak vite më parë.
Por stili i tij i jetës nuk e lejoi të bëhej i madh.
Ai ishte i dhënë pas festave kafshërore dhe ishte një partner jobesnik.
Ai e ka tradhëtuar shumë herë parneren Stacey Flounders.
Një herë madje pagoi 12 mijë paund në një ankand për të dalë në një takim me pornostaren Katie Price.
“Bëma” më e fundit është dalja me 15-vjeçaren e cila do t’i kushtojë shtrenjtë.
Klubi i Sanderlendit e pushoi menjëherë nga puna sapo Johnson pranoi fajësinë për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Por Stacey e përkrahu deri në fund.
Në pritje të dënimit, dëshira e fundit e Johnson ishte të takonte edhe një herë vajzën e tij.
Ai pagoi garancinë për të shkuar edhe nëj herë të fundit në shtëpi te vajza e tij, përpara se të shkojë prapa hekurave./ Daily Mail. Përgatiti Amarildo Lumani
Zoti gazetar Katie Price nuk eshte pornstare,sa keq qe gazetaret jo profesionista sa vijne e shtohen ne Shqiperi .Made in thashethem Albania.