VIDEO/ Partizani fiton derbin, një pikë larg Skënderbeut

4 Mars 2016, 18:35Sport TEMA
VIDEO/ Partizani fiton derbin, një pikë larg Skënderbeut

Derbi i kryeqytetit gjithnjë është etiketuar si vitrina e futbollit shqiptar, kryesisht për atmosferën që krijojnë të dyja tifozëritë në shkallët e stadiumit, perfundoi 2 me 0 per Partizanin.

Incidentet dhe përplasjet e fundit që kanë ndodhur mes dy tifozërive i kanë detyruar drejtuesit e të dy klubeve që t’u bëjnë apel mbështetësve të tyre që të ruajnë qetësinë, duke treguar maturi e kulturë dhe derbi i kryeqytetit të shikohet si ditë feste.

 

MINUTAT:
90′ Mazrekaj pason te Raçiç që del i vetëm përballë portierit, serbi godet, por e lehtë dhe pret mjaft mirë Bakaj.
87′ Përpjekje të dëshpëruara të lojtarëve të Tiranës, Partizani i pakalueshëm në mbrojtje.
83′ Momenti i Mentor Mazrekajt, mesfushori zë vendin e Torrasës.
80′
 Daja në fushë, i zë vendin Felipes.
76′ Ndeshja ka ritëm, Tirana sulmon, por është e pafuqishme, Partizani godet me kundërsulme.
73′ Pranë golit të tretë Partizani, Trashi godet fort me të majtë, por sërish Edvan Bakaj bën një pritje fantastike.
70′ Zëvendësimi i dytë në radhët e Tiranës, largohet Smajli, në fushë Erion Vucaj.
66′ Pranë golit të tretë Partizani, Vila lëshon një predhë nga distanca, por Edvan Bakaj bën mrekullinë duke realizuar një super pritje dhe duke e debijuar topin në goditje kendi.
64′ Zëvendësim te Partizani, largohet Sukaj, në fushë, Stevan Raçiç.
62′ Tension në fushë, Olsi Teqja godet Torrasën që mbetet i shtrirë, ndërhyjnë arbitrat dhe shokët e skuadrave, për të qetësuar situatën.
59′ Vila tenton me të majtën, por topi kalon mbi traun e portës.
54′ Karton i kuq për Elis Bakajn, vetëm 9 minuta në fushë dhe sulmuesi lë me 10 lojtarë ekipin e tij pasi ofendoi gjyqtarin Jemini.
52′ Loja zhvillohet në mesfushë dhe nuk e ka grintën e pjesës së parë.
49′ Gjakoset Felipe pas një dyluftimi në mesfushë, duhet ndihma mjeksore që të rikthehet sërish në lojë.
46′ Ka nisur pjesa e dytë, në fushë për Tiranën Elis Bakaj, është larguar Kërçiku.
Mbyllet fraksioni i parë, Partizani-Tirana 2-0.
Sinjalizohen 3 minuta shtesë në këtë pjesë të parë.
43′ Fejzullahu niset me shpejtësi në krahun e djathtë, kroson drejt zonës, por askush nuk e shfrytëzon pasimin e tij.
41′ Sërish kërcënues bvardheblutë. Gilman Lika provon me të majtën nga kufijtë e zonës, por topi kalon shumë pak centimetra mbi traun e portës.
40′ Pranë golit Tirana, Smajli kroson bukur drejt zonës nga krahu i djathtë, Fukui tenton me kokë, por del Hoxha duke larguar rrezikun.
37′ Ndërpritet për disa sekonda ndeshja pasi tifozët kanë përdorur lazer, i kërkohet kapitenave të qetësojnë tifozët.
35′ Pasim mjaft i mirë për Fukuin që del i vetëm përballë poriterit, por japoinezi nuk e kontrollon si duhet topin.
32′ Bie ndjeshëm ritmi i ndeshjes, Partizani është kthyer mbrapa dhe mundohet të qarkullojë sa më shumë topin duke e mbajtur Tiranën larg sonës së vet.
29′ Goditje dënimi për Tiranën, Lika kroson drejt zonës, por askush nuk e shfrytëzon.
25′ Partizani tashmë në avantazhin e dy golave mundohet të qetësojë lojën dhe të administrojë rezultatin.
22′ Kundërsulm i Partizanit me Sukajn, por bllokojnë mjaft mirë mbropjtësit e Tiranës.
19′ Tirana fillon të reagojë dhe shtyn drejt portës së Partizanit, por të kuqtë janë të pakalueshëm.
15′ Krosim drejt zonës, Sukaj godet me kokë, por mbi traun e portës.
12′ GOOOOOL PARTIZANI, dyfishon Fejzullahu. Goditje dënimi në krahun e majtë, krosim drejt zonës, Fejzullahu godet me kokë dhe Bakaj nuk arrin ta presë, duke e lënë të shkojë sërish në rrjetë. 2-0
11′ Bardheblutë shtyjnë përpara, nisin sulmet e njëpasnjëshme duke kërkuar golin e barazimit.
09′ Karabeci lëshon një të majtë potente nga jashtë zone, por topi devijohet në goditje kendi,
08′ Vazhdon të mbetet për[ara Partizani, Torrasa avancon përpara, por i merret topi me faull.
06′ GOOOOL PARTIZANI, shënon Sukaj. Fejzullahu depërton bukur në krahun e djathtë, kroson drejt zonës, Sukaj i shpëton mbulimit të mbrojtësave dhe godet me kokë duke e dërguar topin në rrjetë.
04′ Kërcënues Partizani, Sukaj gjen golin pas një asisti nga Krasniqi, por ka pozicion jashtë loje.
02′ Partizani duket më agresiv, Fejzullahu dhe Lika përpiqen në krahun e djathtë, por bllokohen nga mbrojtësit e Tiranës.
01′ Ka nisur ndeshje me topin e parë të luajtur nga Partizani

Formacionet 
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Atanda, Krasniqi, Kalari, Trashi, Batha, Filipe, Vila, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli
Tirana: Ed. Bakaj, Smajli, Teqja, Karan, Hoxhallari, Kërçiku, Karabeci, Malaj, Lika, Muzaka, Fukui Trajner: Ilir Daja
Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Ermal Barushi Denis Rexha. Pas portave: Remzi Sadiku Klajdi Kola. I katërt: Dojando Myftari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje