Flamuri shqiptar mbi Karuselin e madh në Sheshin la Concorde në Paris

6 Mars 2016, 16:33Sport TEMA
Flamuri shqiptar mbi Karuselin e madh në Sheshin la Concorde në Paris

Kombëtarja shqiptare tashmë e ka realizuar ëndërrën e saj për të qënë pjesë e një evenimenti madhor siç është Kampionati Evropian i Futbollit që do të mbahet në Francë gjatë këtij viti.

Pas humbjes 0:2 në Elbasan Arena ndaj Serbisë, futbollistët e Kombëtares shqiptare do të befasonin në përballje me Armeninë duke e mposhtur me rezultat të pastër 3:0.

Me këtë fitore, kombëtarja do të realizonte ëndërrën e të gjithë shqiptarëve për të qënë pjesë e Euro 2016.

Për të mirëpritur por edhe promovuar 24 ekipet kombëtare pjesëmarrëse në Euro 2016, 48 koshat e karuselit të madh të Sheshit La  Concorde,  70 m i lartë, do të vishen me ngjyrat e Euro 2016, duke nisur nga e enjtja në mëngjes.

Pjesë e këtij promovimi nuk ka munguar as flamuri shqiptar që është shfaqur mbi Karuselin e madh në Sheshin la Concorde në Paris.

“Nuk do të bëhet me ndriçim”, thotë Marcel Campion, shefi i karuselit. “Ne do të vëmë fytyrat e dy futbollistëve nga secila prej 24 ekipeve kombëtare, me flamujt e tyre”.

Gjithashtu, një film për Euro 2016 do të shfaqet në ekranin e madh, vendosur rrëzë  karuselit.

Në saj të kësaj veprimtarie promovuese, financuar nga Bashkia e qytetit, karuseli është  lejuar të qëndrojë në shesh deri në shtato

1 komente në “Flamuri shqiptar mbi Karuselin e madh në Sheshin la Concorde në Paris”

  1. Fotaqi says:

    Me Serbine kur luhet ndeshja ne Elbasan “Arena” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje