Lorenc Trashi për TemA: Triumfi në derbi mjaft i rëndësishëm. Partizani do shpallet kampion

5 Mars 2016, 12:24Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Në vitet e fundit Partizani ka dominuar plotësisht në derbin e kryeqytetit, duke dalë triumfues përballë skuadrës së Tiranës.

Edhe në sfidën e djeshme, të kuqtë e drejtuar nga, Andrea Agostineli, arritën që të merrnin një fitore të pastër përballë bardhebluve, duke u futur fuqishëm në luftën për titullin kampion.

Në një intervistë për gazetën TemA mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi, i cili ka qënë një nga më të mirët në fushë, është shprehur mjaft i lumtur për këtë sukses.

Ai theksoi se pavarsisht se ekipi nuk po kalonte një moment të mirë në ndeshjet e fundit, trumfi ndaj Tiranës ka rritur shumë moralin e skuadrës për ndeshjet në vazhdim.

23-vjeçari deklaroi gjithashtu se rivaliteti me Skëndërbeun do të jetë deri në fund të kampionatit, por ai që do të gëzohet në fund do të jetë Partizani.

Trashi, sërish triumfues në derbi. Duket sikur fitoret ndaj Tiranës tashmë janë më të thejshta?

Po ishte një fitore shumë e rëndësoshem që të shijon shumë. Kjo sepse fitorja në derbin e kryeqytetit është e vecantë. S’dua të them që fitoret ndaj Tiranës janë të thjeshta sepse derbi i ka brënda të treja rezultatet. Por ne e kishim pergatitur më mirë se kundërshtari ndeshjen dhe u futëm në fushë si ushtarë dhe e fituam derbin.

E kishit menduar që do ta fitonit kaq lehtë këtë takim?

Të them të drejten këtë herë kisha disi një frik për momentin duke parë edhe formën që po kalonte ekipi në ndeshjet e fundit dhe mendova se do jetë më e fortë si ndeshje dhe më e veshtirë. Por doli e kundërta ne shenuam dy gola shumë të shpejt dhe loja ishte në anën tonë.

Kujt ia dedikoni këtë fitore?

Këtë fitore mjaft të rëndësishme ja dedikoj familjes sime e cila më ka mbështur në çdo moment

A besoni se do të arrini të kapni Skëndërbeun dhe në fund të arrini tek tituli kampion?

Mendoj që do të ketë një rivalitet të fort deri në ndeshjen e fundit të kampionatit. Unë kam shumë besim tek skuadra dhe mendoj që në ne fund ai që do të shpallet kampion do jetë Partizani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje