Ergys Kaçe: Paguhem 600 mijë Euro në vit në Greqi, jeta luksoze që bëj me të fejuarën 20 vjeçare

5 Mars 2016, 21:31Sport TEMA

Lojtari i shkathët i Kombëtares, Ergys Kaçe, do të qëndrojë një muaj jashtë fushës pas një dëmtimi që pësoi në këmbë në minutat e fundit të ndeshjes, ku Paok i Selanikut barazoi në Europa Leauge përballë Krasnodar. Koha e gjatë e rehabilitimit e detyron Kaçen të mungojë edhe në ndeshjet miqësore të Kombëtares, në datat e lira të UEFA-s, nga 12-17 nëntor. Me ambiciet e një rekordmeni, 22 vjeçari nga Korça na zbulon më shumë rreth jetës së tij private, 4 vitet e bashkëjetesës me Marian nga Pogradeci në Selanik, hobin për makinat sportive luksoze, dhe sa paguhet nga Paok.

Si e përjetove ndeshjen e Kombëtarës shqiptare me Armeninë, fitore që na çoi në Francë?

E përjetova shumë fort. Isha i mërzitur në fillim, aq sa e paralajmërova të fejuarën se në rast se nuk kualifikohemi do të largohem në Greqi, ndërsa ti rri këtu Shqipëri (qesh). Por pas fitores zemra m’u bë mal. Pra shkuam në Francë, dhe pas kësaj fitoreje kam marrë shumë komente nga fansat, djem e vajza që i respektoj!

Megjithatë, ti nuk je rritur në Shqipëri, sa vjeç ishe kur familja u vendos në Greqi?

Jemi larguar në Greqi, kur unë isha 2 vjeç. Por në familjen time është folur shqip dhe greqisht, e kohët e fundit kam mësuar dhe himnin e Shqipërisë.

Cilin nga futbollistët e kombëtares vlerëson më shumë?

I vlerësoj të gjithë, por më shumë Odise Roshin. Është një motor që nuk di të ndalet.

Sa i takon jetës private dimë që je i fejuar? Si shkon jeta jote në çift?

Po, jam i fejuar me Marian, me të cilën kam katër vite që bashkëjetoj këtu në Selanik. Ajo është 20 vjeçe, është nga Pogradeci dhe jemi njohur në Greqi.

Cili është drejtimi që ajo ka marrë në jetë, punon diku?

Jo, Maria nuk punon, sepse nuk ka nevojë të punojë, më saktë nuk e lejoj unë. Çdo gjë është në rregull.

Kjo do të thotë që ti paguhesh shumë mirë aq mund ta trajtosh partneren si princeshë. Mund të na thuash një shifër vjetore?

Nga Paok unë paguhem 600 mijë euro në vit.

Dhe të mendosh që je vetëm 22 vjeç. E konsideron veten të pasur si një futbollist i talentuar dhe me emër që je?

I pasur s’e di në çfarë kuptimi, sepse jam 22 vjeç dhe sido ta kem gjendjen ekonomike, për mua mjafton të jetoj mirë, dhe të ndihmoj shumë të varfërit kur ndodhem në Shqipëri. Më vjen shumë keq për lypësit e rrugës, dhe kur jam atje u fal 5 mijë lekëshe.

Ndërkohë kemi dëgjuar që je shumë i apasionuar pas makinave sportive. Sa të tilla ke bërë të tuat deri tani?

Kam tre makina sportive të tilla: Audi tt rs, një Mercedes Benz cls dhe një Lamborghini Avendadori.

Je i dhënë pas shpejtësisë, cili është rekordi që ke thyer në timon?

Po, shumë i fiksuar. Shpejtësia që kam arritur deri tani është 310 km në orë. Por nuk po arrij të thyej rekordin e shokut tim, i cili njihet nga një grup njerëzish në Shqipëri për makinat që ai sjell. I premtoj që do e thyej rekordin e shpejtësisë së tij!

Cilët janë personat që takon kur je në Shqipëri?

Në Shqipëri vij vetëm kur jam me Kombëtaren, por dy persona që dua më fort aty janë Miri i “Albania exhausts”, një njeri që bën makinat më të bukura shqiptare, dhe i dyti është një njeri që e dua fort dhe që gjithmonë më ka ndihmuar, dhe është Vis Kosova, që siç thashë më parë ai është njeriu që njihet shumë për shpejtësinë dhe çmendurinë e tij me makinat sportive. Këta dy janë njerëzit që njoh dhe që kam më shumë respekt nga të gjithë, dhe pse jo, i pres në Francë të dy.

Çfarë hobesh të tjera ke që të bëjnë të përjetosh adrenalinë të vërtetë në jetën tënde?

Shumë hobe tjera. Përveçse i fiksuar pas makinave, jam i fiksuar pas së fejuarës dhe veshjes sime. Markat e preferuara të veshjeve janë: Nike, Adidas, D&G, Philip Plein, Luis Vuitton.

Vëmë re që futbollistët krijojnë lidhje të reja, ti personalisht pse e ke hedhur kaq shpejt këtë hap?

Sepse kemi katër vjet që jetojmë bashkë me Marian, dhe si mos të fejohemi?! Mendoj se jam më mirë tani, ndihem më mirë çift, pasi çdo gjë e bëj me të.

Është më mirë për ty të kesh një femër fikse po thua? Nuk tundohesh nga të tjera?

Po, më mirë me një femër. Nuk merrem me të tjera, më mjafton kjo që kam. Ndihem mirë.
Jam i thjeshtë, dhe si i fiksuar pas futbollit mundohem të bëj rolin e Xavi, Iniesta ose Pirlo, tre lojtarët që adhuroj. I kushtohem futbollit pasi dua të arrij majat. Pika ime më e dobët dhe më e fortë janë familja ime, pjesë e së cilës janë vëllai dhe motra Klarita, 16 vjeçare./ Story

20 komente në “Ergys Kaçe: Paguhem 600 mijë Euro në vit në Greqi, jeta luksoze që bëj me të fejuarën 20 vjeçare”

  1. Dinjitozi says:

    Me parate e tua bej cfare te dush por mos jep 5 mije lekesha neper rruge se nuk lehtesohet varferia me lemoshe. Ajo vetc shton parazitizmin.

  2. ermal says:

    IMAGJINO CA KARI ESHTE KACE QE PERMEND VIS KOSOVEN NJE RROT KARI QE PERVEC MAKINES NUK DI GJE TJETER NE JETE SI PERSON ME RENDESI TAMAM FUTBOLLIST

  3. Andreas says:

    22 vjeç po trurin e paske jo me shume se 12.

  4. Iliria says:

    Jeni te sigurte qe eshte 22 vjeç ky? Se nga menyra si shprehet me duket sikur eshte 8 vjeç. Ajo femra qe ka ne krah eshte shume here me e zgjuar, lum si ajo qe i ha parate..

  5. ai says:

    Ky qenka aguridhe fare. Nuk punon e fejuara se nuk e lejoj une… kaq duhet per t’ia hequr vizen ajo biba, po te kishte dy grame tru. Dale more bir se jetes nuk i dihet, la s’te eci me futbollin, ja i bere parate rrush e kumbulla, ja theve koken me makine me 310 ne ore, pastaj me se do ta mbash kukullen? Le po bashkejton qe kur ishte goca 16 vjeç, kalamaj te dy. Me keto tru qe ka po e marr vesh pse De Biasi e ka larguar nga skuadra, mire ben

    1. Iliria says:

      ai
      Jam shume dakord me komentin tend, biles une do shtoja qe s’ka rendesi nese i mbarohen parate Kaçes apo jo, ja e zeme se nuk i mbarojne kurre dhe urojme te kete gjithmone, urojme edhe mos t’i ndodhe asgje e keqe ne aksident, pavaresisht se ky palla flet si rrugaç ordiner, (dua te thyej rekorde mbi 300 km/ore), thote debili, puna eshte se edhe ky si gjithe shqypot e tjere ka mendesi orientale, qe femra duhet te rrije ne shtepi, mos te punoje, duhet ta mbaje burri. I rrofshin paret ketij, se nga truri eshte taleban..

  6. arb says:

    Plera te janulles ju nuk keni pasur kurre rini keni lindur pleq apo ju djeg fakti se Ergysi zgjodhi kombetaren Shqiptare dhe jo greke.

  7. Bole katrore says:

    Ahahahaahahahahah po spo e kuptoni jetesa e greqise e ka ber kte kshu!!! Ne gerrqi te gjith si ky arsyetojne prandaj falimentoj dhe shteti ahahahaha

    1. zz says:

      Fjale me vend edhe ne ate vend te falimentuar qe quhet Greqi te gjithe mendojn dhe kane mentalitet orijental si ky palla e kkk nga Korca hahahahahaha

      1. korcari says:

        Ti nuk di shqip,jo te shash korcaret o zz? Te kane ikur mizat prandaj gumezon,mblidhi sa nuk eshte vone.Edhe dicka tjeter,vend i falimentuar thua!prandaj kace merr 600 mije,edhe nuk di cfare ti beje.Oriental je ti edhe jo kace,kace e ka origjinen nga nje qytet me kulture,edhe banon ne nje qytet me kulture.Ti mbase do jesh nga elbasani,tirana,peqini,rrogozhina,lushnja prandaj e perdor gjithmone fjalen oriental.Ose duhet te jesh spermatozoid turk?

      2. Atdhetari says:

        Korces tia hash trapine ty se ka nxjerre koka qe ju zagare dhe analfabete mbetje turke Ne Shqiperi kevdoheni,sot.Ne Korce dhe nje qen,kazanesh eshte me i zgjuar se ty. Ju hapem syte dhe ju dhame rilindjen kombetare,shkollat dhe biles leke per buxhetin e pare te shtetit Shqiptar Injorante me,potura dhe shallvare.TURQ TE PABESE

  8. Klimax says:

    Disa vite me pare nje i moshuar me tregonte nje ngjarje qe kishte ndodhur ne vitet 1950 ne nje lagje te Athines ku ai kishte nje dyqan ne afersi te nje gjimnazi. Duke qene se gjimnazistet kishin uniformat shkollore, nuk mund te dilnin te lira ne qytet. Keshtu qe ato linin cantat me libra dhe uniformat e tyre te zeza tek pronari i dyqanit dhe dilnin shetitje.
    Nje 16 vjecare ishte njojtur me nje djalosh. Ai filloi ta merrte shpesh ne makinen e tij dhe shkonin diku nje hotel ne Glifadha buze detit. Nje dite shoqet e pyeten 16 vjecaren se si e quajne te dashurin. “Nuk e di” u pergjigj ajo, “por Ai ka Alfa Romeo”!
    Ky koment per mentalitetin “Ergys”!

    1. 343434343 says:

      Te tille mentalitet kane edhe sot prandaj perfunduan ne kete lloj derexheje

  9. Akilis says:

    Njeriu meson nga nga gabimet apo fajet e te tjereve, kush ka tru se jeta ezhte e shkurfer dhe nuk eshte e mjaftueshme te gabosh shume .
    Kurse kafshet ecin pas njeri tjetrit duke menduar qe kjo eshte rruga.
    E them kete se ky idioti me moshen qe ka nuk ka tru te mendoje qe jo vetem luan me jeten e tij por edhe me jeten e te tjereve, kjo per shpejtesine e trurit qe ka.
    Sa per Thesaloniqin dhe jo Selanik per turkoallvanosat pa histori, eshte emer simbol I motres se Megas Aleksandros kuptimi I saj eshte I Niki ton Thessalon nga Thesalia, d.m.th fitorja e Thesalioteve “shqipetare”se keshtu thone Pashallaret turq qe edhe Thesalia eshte Shqipetare d.m.th e Allahut.Ergysi emer ky modern si Brazilianet qe kane emra te bukur se kane shekuj “histori” djali I Mustafait por gjyshi I Mustafait ishte Janullato per 1500 vjet qe disa ketu “ofendojne”Ate dhe ke?
    Vdten e tyre, vetem ne qofte se jane Osmane por si hipomrite kane misione si ata Muaxhedinet.Sa per Koritsane , ajo ka kulture Greke ndryshe nga Kosova Turke.
    E shikoni ju qe sa e respektoni ju Historine vetem me ndryshimin e nje emri?
    Dhe kur Sllavet bejne te njejten ju mbetet qejfi.Mos u merni me Vreket, kini 500 vjet qe merreni me Allahun, Sulltanet dhe mire eshte te merni nje drejtim.
    Atdheu I Kaces eshte Greqia sado te genjeni veten, vendi I kultures dhe I Perendive.
    Sa per Karitsane ka kulturs Greke kurse ju do mbetenj bisht qeni sic thote edhe Mirrosh Kabashi,.

    1. zio says:

      arqile, pse keni frike nga makinat e spejta, mos ju shkeli Ergysi si shkelen zagarin gumas!? Te dhjefsha civillizimin tend, qe kur keshtu bota artificiale xaxiqi greko moderne quhet kulture!?

    2. kavajsi says:

      HA ha ha , e njihni mire bishtin e qenit:-)

  10. nji kafe me pak te lutem says:

    LAVDERONI ndonjeher o njerez se vetem te shani dini,Kaçe tha ate qe ndjen dhe nuk pash gje per te shar ne kte artikull,po sa moret vesh rrogen o njerez u hodhet ne sharje e ofendime, ky djalosh i mer me djers parat se esht lojtar i mrekullushem fat per kombetaren ton qe e ka pjestar te saj, i uroj rrespekte jet te lumtur Kaçes dhe i them te mos merzitet se sot po qe mir ste lavderon njeri ne kte vend.

    1. zio says:

      Vorioqiriet kete pune kane te shajne shqiptaret e sukseshem sidomos kur refuzojne kombetaren xaxiqi dhe zgjedhin Shqiptaren.

  11. vjeshta says:

    I pasur nga xhepi por i varfer nga trutë!!!

    1. zio says:

      Ergysi te pakten ka pasurine kurse ju grekofila jeni te grisur nga xhepat dhe trute!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje