Gara për Kupucën e Artë në Europë është më emocionuese së kurrë.
Rivaliteti mes Cristiano Ronaldos, Luis Suarezit, Higuainit, Jonasit të Benficës por edhe Lionel Messit në kampionatet më të forta europiane, për bëhet i frikshëm.
Falë katërgolëshit të realizuar ndaj Celta Vigos, Ronaldo kryeson jo vetëm listën e golashënuesne në Primera Division, por edhe garën e sulmuese që pretendojnë Këpucën e Artë në Europë.
Gjithsesi avantazhi i portugezit është minimal, sepse sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ai i Napolit Gonzalo Higuain dhe bomberi i Benficës Jonas kanë shënuar vetëm një gol me pak, ndaj me të drejtë e pretendojnë këtë cmim individual.
Në sezonin 2013-2014 Suarez, i cili në atë kohë luante për Liverpoolin, e ka ndarë këtë cmim pikërisht me Ronaldon.
Uruguaiani kishte tri ndeshje pa shënuar para se të realizonte golin e 4-0 në transfertë me Eibar.
Edhe Higuain dhe Jonas Gocalves po zhvillojnë sezonin më të mirë në karrierën e tyre, pasi po shënojnë me një ritëm të cmendur.
Argjentinasi ka kryesuar gjatë gjithë kohës listën e golashënuesve në Europë, por në javët e fundit Ronaldo dhe Suarez e kanë rikuperuar shumë shpejt diferencën.
Në vendin e 5-të dhe të 6-të renditen dy yjet e Bundesligës, Robert Lewandowski dhe Pierre-Emerick Aubameyang, që kanë shënuar respektivisht 23 dhe 22 gola, ndërsa menjëherë pas tyre vjen Messi me 21 gola.
Në fakt 5 herë fituesi i Topit të Artë konsiderohet një rival i fortë për Ronaldon, edhe pse diferenca mes tyre është 5 gola.
Argjentinasi ka shënuar rregullisht në ndeshjet e fundit, madje edhe dygolësha dhe nëse e ruan këtë ritëm mund të rikuperojë ndaj katër kryesuesve të listës./ SS
po ,po ronaldo eshte ai qe po ndiqet me se shumti sepse eshte -12 pike pas barcelones dhe ne 28 ndeshje ne la-lige ka shenuar 14 gola ndaj 2 ekipeve ,espanjol dhe celta vigos dhe nuk ka shenuar ne 14 takime nga 28 .
me ekipet qe jane te forta ,ronaldos i lidhen kembet ,kurse per ekipet e fundit dhe ata qe hane ne cdo ndeshje nga 6 gola ,ronaldo asht feja e vet ,ua ka mare doren .
te rrish 7 vite tek reali ,qe nga 2009 dhe deri me sot dhe te maresh vetem nje la-lige ,nje kupe mbreti dhe nje champions lige e te shenosh gola pa pushim qe nuk kane vlere vetem ronaldo di se si ti jap dum kesaj pune .
ronaldo eshte bere me hije nga messi ,i cili ,ne se e vute re me eibarin donte me cdo kusht qe te shenonte .
kurre nuk e kam pare me pare messin kaq ter motivuar me pare .