Shumë rekorde gjatë një sezoni nuk i kishte shënuar asnjë skuadër më parë.
Atë që ka mundur të bëjë Juventusi, që kërkon titullin e pestë radhazi në Serinë A, shumë pak skuadra mund ta arrijnë.
Statistikat e bardhezinjve janë vërtet impresionuese.
Në 18 ndeshjet e fundit, kanë grumbulluar 52 pikë nga 54 të mundshme.
Të gjitha të fituara përvec barazimit 0-0 me Bolognën.
Vetëm gjatë 2016-ës Juve ka marrë 31 pikë, një ecuri e jashtëzakonshme për klubet më të mëdha të Europës.
Gianluiggi Buffon ka 836 minuta që nuk pëson gol.
I treti në listë në historinë e futbollit italian pas Rossit të Milanit dhe Zoffit të Juventusit që i ruajtën të papkrekura rrjetat e portave të tyre respektivisht 929 dhe 903 minuta.
Andrea Barzagli e gjeti sërish golin pas thuajse katër vjetësh, për të herë të fundit i kishte shënuar pikërisht Atalantës.
Mario Lemina u tregua shumë i zoti pasi jo vetëm e bindi Allegrin që të aktivizonte në Bergamo, por mundi të shënonte golin e 0-2, ndonëse në sulmin bardhezi konkurrenca për një vend titullari është shumë e fortë.
Mario Mandzikuc ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës gjatë 2016-ës, megjithatë vrapon shumë madje kthehet në mbrojtje duke përshkuar 70 metra.
Pastaj është Allegri, që e kërkon gjysma e Europës, duke nisur nga Chelsea, Manchester United dhe Reali i Madridit.
Mirëpo faktet tregojnë se trajneri toskan është dhe do të mbetet i Juventusit, edhe pasi të fitojë titullin e pestë radhazi të bardhezinjve.
Sfida e tij më e madhe ëhstë të nxjerrë jashtë Championsit Bayernin e Pep Guardiolës.