Pas polemikave për sulmuesin Sebino Plaku, “bomba” vjen nga kapiteni legjendar i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi.Skenderbeu-Flamurtari 1-0 (Superkupa), Josa pergezon Shkembin i zhgënjyer së tepërmi për mënyrën sesi klubi po e trajton, fantazisti 36-vjeçar ka vendosur të thyejë heshtjen për situatën që po e shoqëron.
“Nuk mund të hedh ‘helm’ tani, pasi çdo gjë që mund të them unë, patjetër që nuk do t’u bëjë mirë shokëve të skuadrës në këtë situatë, por edhe ambientit në klub.
Me trajnerin kam pasur marrëdhënie të mira dhe vazhdoj t’i kem, sepse mendoj që Skënderbeut i bëj mirë nëse kam raporte korrekte me Josën. Gjithsesi, e vërteta është se nga Josa nuk kam marrë asnjë sqarim se përse tani jam i gjashti apo i shtati në radhë për të luajtur. Mirëpo, edhe unë as nuk ia kam kërkuar ndonjëherë këtë trajnerit, pasi nuk dua të bëj debate.
Kam vendosur të hesht sepse së pari është klubi i qytetit tim, ku jam rritur dhe formuar si futbollist. Ndoshta nuk do të sillesha kështu nëse nuk do të ishte skuadra e vendlindjes. Dhe e dyta pse po hesht, që është më kryesorja, janë shokët e ekipit. Çdo gjë që mund të them unë, patjetër që nuk do t’u bëjë mirë në këtë situatë, qoftë shokëve apo edhe ambientit në klub
Megjithatë, po ju deklaroj se ky është viti im i fundit si lojtar te Skënderbeu. Kjo është e padiskutueshme”, ka thënë ndër të tjera Shkëmbi dje në intervistën ekskluzive për “Panorama Sport”.
Kapiteni i pesë titujve radhazi zbuloi dje për gazetën se në janar kishte mundësi të lëvizte, pasi dy klube të Superiores e kërkuan, por zgjodhi të qëndronte në Korçë për të shkruar historinë e trofeut të gjashtë.
Edhe pse nuk preferoi të jepte emra, mësohet se një prej klubeve që ka kërkuar në janar fantazistin ishte Partizani.