Serie A, “valsi i pankinave” në horizont

9 Mars 2016, 16:17Sport TEMA

Shumë pankina të Serie A pritet të ndryshojnë gjatë muajve të ardhshëm dhe gjithçka nis nga Milano ku shoqëria kuqezi kërkon të ndryshojë emër në stolin drejtues.

Humbja e Milanit në fushën e Sassuolos duket se ka vendosur fatin e Sinisa Mihajlovic pasi drejtuesit në “Milanello” synojnë të afrojnë pikëriosht trajnerin e skuadrës emiliane, Eusebio Di Francesco.

Është ish- sulmuesi i Romës në krye të listës së preferencave por nëse marrëveshja nuk finalizohet, atëherë Roberto Donadoni mbetet një alternativë e besueshme.

Një tjetër emër që josh Adriano Gallianin është edhe Maurizio Sarri, por në rastin e trajnerit të Napolit, gjithçka do të varet nga ecuria e skuadrës së kaltër pasi presidenti De Laurentiis preferon t’i rinovojë kontratën dhe në rast se Napoli arrin të titulli kampion, do të jetë shumë e vështirë që Sarri të largohet nga klubi aktual.

Gjithsesi, Mihajlovic nuk do ta ketë shumë të vështirë për të gjetur një stol të lirë sepse ditët e Stefano Piolit te Lazio janë të numëruara dhe presidenti Lotito ka nisur kontaktet me trajnerin serb që do ta pranonte, menjëherë ofertën e bardhkaltërve edhe pse fillimisht duhet të mendojë për konkurrencën e trajnerit të Crotones, Juric.

Në rast se ky skenar realizohet, atëherë Pilo do të adresohej në pankinën e Sassuolos.

Në Firenze, pozicioni i Paulo Sousas nuk është konfirmuar ende për sezonin e ardhshëm dhe në rast të largimit të Allegrit nga Juventusi, portugezi është alternativa e parë për pankinën bardhezi.

Stoli nuk është i sigurt as për Roberto Mancinin edhe pse ai ka një kontratë që e mban të lidhur me Interin deri në vitin 2017.

Ofertat nga Rusia nuk mungojnë por Mancini synon të qëndrojë në arenën të rëndësishme të futbollit europian. Emrat që mund ta zëvendësojnë janë  Marcelo Bielsa, Frank de Boer dhe Vincenzo Montella./ SS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje