Hetimet ndaj Blatter, bastisen zyrat e Federates Franceze

9 Mars 2016, 16:15Sport TEMA

Autoritetet zvicërane bastisën zyrat e Federatës Franceze të Futbollit në kuadër të hetimeve për skandalin korruptiv ku është përfshirë ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe Michel Plattini, i pezulluar nga detyra si krey i UEFA-s.

Zyra e Ministrisë Publike të Konfederatës Zvicërane ka konfiskuar të gjitha dokumentet që lidhem me transfertën e 2 milionë frangave që Blatter ka kaluar në llogarinë e Platinisë më vitin 2011, për një shërbim konsulence në periudhën 1999-2002.

Autoritet zvicëranë kërkuan asistencën e Prokurorisë Franceze, e cila zbatoi letërporosinë e ardhur nga vendi fqinj.

Procedimi penal ndaj Sepp Blatterit për shpërdorim detyre nisi më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në lidhje me këtë skandal, komiteti i Etikës në FIFA vendosi të pezullonte nga detyra si ish-shefin e FIFA-s, ashtu edhe presidentin e UEFA-s, Plattini, të cilëve iu mohua kandidimi për postin e presidentit të FIFA-s, garë e cila u fitua pak javë më parë nga italo-zvicërani Gianni Infantino.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje