Napoli, Hysaj premton luftë deri në fund

12 Mars 2016, 12:07Sport TEMA

Elseid Hysaj është lojtari i momentit te Napoli. Pas transferimit në verë në San Paolo, për 5,5 milionë euro, kartoni i kuqeziut është 4 fishuar në treg. Kjo pasi bëhet fjalë për mbrojtësin më të mirë të krahut të djathtë dhe një prej më të mirëve në Europë në atë pozicion.

“Jam i lumtur për sezonin që po zhvilloj. Në krahun e djathtë apo të majtë? Djathtas jam me këmbën time natyrale, por nëse ekipi ka nevojë unë luaj edhe në krahun tjetër. Ky është një kampionat i bukur dhe i hapur deri në fund. Të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe të shohim si do të paraqitemi në fund të sezonit. Nuk dorëzohemi dhe jam i sigurt që do të luajmë në Champions. Personalisht në verë pres të shoh edhe çfarë do të ndodhë edhe në Kampionatin Europian”, tha Hysaj.

Hysaj foli për situatën në radhët e Napolit dhe për sfidën e së dielës, në fushën e Palermos.

“Për të fituar duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Me Palermon nuk na pret një sfidë e lehtë, pavarësisht situatës që ata po kalojnë. Duhet të jemi të përqendruar dhe maksimalisht të angazhuar. Napoli është një skuadër e fort, që do të rritet edhe më shumë. Besoj se ekipi do të afirmohet në nivele gjithmonë e më të larta”, tha mbrojtësi kuqezi.

Pas paraqitjeve të mira të Hysaj-t te Napoli janë në alarm, sepse ende nuk kanë nisur bisedat për rinovimin e kontratës. Por, kuqeziu shprehet i kënaqur për ambientin.

“Në Napoli ndihem shumë mirë. Ky është një qytet i madh dhe gjithmonë ka njerëz që të ndihmojnë dhe të mbrojnë. Diferenca nga Empoli është si dita me natën. Në Napoli ka gjithmonë tifozë që të kërkojnë autografe dhe kjo është fantastike.”/SS

1 komente në “Napoli, Hysaj premton luftë deri në fund”

  1. Iliria says:

    Ik o Hysaj islamiku, shko e ngri sumen perpjete dhe futi ndonje qebap andej. As mbiemrin nuk ta shqiptojne dot ne Itali, e thone “Izai”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje