Juventusi në “alarm” për Pogba e Dybala

11 Mars 2016, 16:23Sport TEMA

Alarm i kuq në shtëpinë e Juventusit.

Sipas El Mundo Deportivos, janë të shumtë futbollistët e talentuar që kërkojnë të luajnë përkrah Messit dhe mes tyre bëjnë pjesë edhe dy yjet e kampionëve të Italisë, Paul Pogba dhe Paulo Dybala.

Te Juventusi nuk duan të privohen nga dy prej lojtarëve të tyre më të mirë, por kur bëhet fjalë për një klub si Barcelona asgjë nuk është garantuar.

Të gjithë duan të kenë shok skuadre Leo Messin dhe është pikërisht prania e yllit argjentinas te Barca, që shtyn shumë lojtarë të rinj në moshë të synojnë transferimin në Camp Nou.

Por pavarësisht dëshirës së dyshes Dybala-Pogba, drejtuesit e klubit katalanas nuk do ta kenë të thjeshtë të bëjnë të mundur kalimin e tyre në Spanjë, pasi për Juventusin si mesfushori francez ashtu edhe sulmuesi argjentinas kanë në merkato një vlerë të përafërt me 100 milionë euro.

Shifra goxha të konsiderueshme këto edhe për një klub me një potencial të madh ekonomik si Barcelona.

Megjithatë, nëse bazohemi te ato që shkruan gazeta katalanase El Mundo Deportivo, pjesë e Barcelonës kërkojnë të bëhen edhe të tjerë talente si për shembull  David Alaba i Bayernit, Leroy Sane i Schalkes, Marquinhos i Paris Saint Germain, Mahrez i Leicester-it, apo edhe Douglas Costa po i Bayernit dhe Laporte i Athletic Bilbaos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje