Kontrata e Mario Gotze përfundon në vitin 2017, dhe nëse nuk kryhet zgjatja paraprake e kontratës gjatë kësaj vere, lojtari me shumë mundësi do të largohet. Sipas gazetave gjermane nuk ka pasur asnjë takim midis të dy palëve.
Shumë mendojnë se Gotze do të largohet nga FC Bayern në fund të sezonit. Ekipe të interesuara mesa duket ka që tani, siç raporton anglezja The Sun, Manchester United i është vënë pas fantazistit 23 vjeçar, i cili sapo është rikthyer në skuadrën bavareze pas një dëmtimi të gjatë, por prapë nuk ka arritur të gjejë hapësira në formacionin e Pep Guardiola-s.
The Sun gjithashtu raporton se lojtari që shënoi golin e fitores në finalen e kampionatit botëror nuk hyn në planet e trajnerit të ardhshëm Carlo Ancelotti.
Për Gotze është i interesuar edhe ekipi i trajnerit gjerman Jurgen Klopp, FC Liverpool. Mendohet se Gotze do të ishte perfekt për skemat e Klopp, dhe mbase do të rikthehet të forma e tij e vjetër nëse ribashkohej me trajnerit që e formoi si lojtari./Telesport