Kafshoi Barryn, skualifikim i gjatë për Diego Costan

13 Mars 2016, 12:31Sport TEMA

Diego Costa imiton Luis Suarez-in, në versionin e tij më të keq. Në minutën e 85-të të ndeshjes mes Evertonit dhe Chelsea-it e vlefshme për cerekfinalet e Fa Cup dhe që u zhvillua në Goodison Park, sulmuesi brazilian i natyralizuar spanjoll bëri një gjest shumë të ulët. Ish bomberi i Atleticos së Madridit në nerva e sipër kjo edhe për faktin se Chelsea në ato momente sapo kishte pësuar 2 gola që po nxirrin jashtë edhe nga kompeticioni i vetëm ky synonte të fitonte një trofe në këtë sezon të dështuar, kafshoi në qafë mesfushorin e vendasve Gareth Barry.

Edhe pse fillimisht asgjë nuk u dallua qartë pamjet e përsëritura treguan që ka patur një kafshim të Diego Costës ndaj ish lojtarit të Manchester City-it. 27-vjecari pas këtij gjesti mori kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari Oliver duke lënë Chelsea-in me një lojtar më pak në fushë në minutat e mbetura. Reagimi i Diego Costës erdhi pasi pak sekonda më herët sulmuesi i kombëtares spanjolle kishte pësuar një ndërhyrje të rëndë nga Gareth Barry.

Gjesti i bomberit 27-vjecar ka krijuar shumë polemika madje janë të shumta gjasat që Diego Costa të skualifikohet për një periudhë të gjatë nga federata angleze e futbollit. Për ti dalë në mbrojtje sulmuesit me origjinë braziliane zëdhënësi i shtypit te klubi i Chelsea-it, deklaroi se Diego Costa nuk e ka kafshuar Gareth Barry-in, dicka të tillë u ka bërë të ditur vetë 27-vjecari drejtuesve të Bluve të Londrës. Trajneri Guus Hiddink ndërkohë, i pyetur për këtë cështje nënvizoi se ai ndodhej shumë larg vendit ku ndodhi zënka mes dy lojtarëve dhe nuk kishte mundësi të dallonte qartë veprimin e sulmuesit të tij.

1 komente në “Kafshoi Barryn, skualifikim i gjatë për Diego Costan”

  1. Falcon says:

    “Kafshoi” apo “Mund te kete kafshuar”! Pamjet filmike deri tani nuk jane konkluzive te pakten ketu ne Angli, sa per “gjasat e shumta” per skualifikimin per nje kohe te gjate jane te pabazuara, vetem ne fantazine e artikullshkruesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje