PSG i dha fund shpresave të Chelsea-t për të luajtur në Champions League sezonin tjetër, duke i mundur djemtë e Guus Hiddink 2:1 në “Stamford Bridge”.
Gjithsesi, ekipi francez mesa duket nuk kënaqet vetëm me fitoren ndaj Chelsea-t, por kërkon ta çarmatosë duke i marrë jo një, por dy lojtarë kyç në verën e ardhshme.
Sipas Express Sport, PSG janë gati ta fitojnë duelin me Real Madrid për Eden Hazard, e ardhmja e të cilit në Londër duket e paqartë teksa 25-vjeçari ka shkuar nga hero në zero gjatë këtij sezoni. PSG gjithashtu janë të interesuar edhe për portierin Courtois.
Ndërkohë, një grup i madh lojtarësh të rëndësishëm pritet të largohen nga Chelsea, duke përfshirë edhe disa lojtarë që nuk i vlejnë më “The Blues”. Prapë sipas Express Sport, Juventus është futur në garë për të transferuar fantazistin Oscar dhe Diego Costa është lidhur me ish-ekipin Atletico Madrid për një rikthim të mundshëm.
Emrat e tjerë që mund të largohen nga “Stamford Bridge” janë: Radamel Falcao, Loic Remy, Pedro, Nemanja Matic dhe Alexandre Pato, i cili sapo ka ardhur./Telesport