Surprizon Man. United, Van Gaal deri në vitin 2017

16 Mars 2016, 15:57Sport TEMA

Në një kohë që të gjithë besojnë se Louis Van Gaal do t’ia pasojë stafetën Jose Mourinhos në fund të këtij sezoni, drejtuesit e lartë të Manchester United mbajnë një qëndrim të papritur, duke rinovuar besimin për trajnerin holandez, pavarësisht sezonit katastrofik të “Djajve të Kuq”.

Zv/presidenti ekzekutiv, Ed Woodward ka nisur të planifikojë merkaton e sezonit të ardhshëm bashkë me trajnerin holandez, duke injoruar zërat për lamtumirën e tij të mundshme. Woodward thekson se klubi ka një strategji të qartë dhe ajo është respektimi i kontratës me Van Gaal deri në vitin 2017.

Mundesia e vetme që Manchester United të shpëtojë sezonin është të enjten në mbremje për ndeshjen e kthimit të Europa League kundër Liverpool ku duhet të kthejë disavantazhin 2-0, por pavarësisht përfundimit të këtij 90 minutëshi, në “Old Trafford” nuk nxitohen aspak për të marrë vendime që ndoshta mund të rezultojnë të nxituara. Ndoshta vendimi i klubit për të konfirmuar Van Gaal ka për qëllim që të mos ngjallë panik në radhët e skuadrës, por është e sigurt që pas kësaj deklarate, i zhgënjyeri më i madh do të jetë Jose Mourinho, për më tepër që zërat e emërimit të Ryan Giggs në stol gjatë vitit 2017 janë bërë edhe më të fortë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje