Te Reali i Madridit po përgatitin një revolucion të vërtetë për merkaton e verës me shumë futbollistë të rinj që pritet ti bashkohen skuadrës, dhe të tjerë që do të përshkojnë rrugën e kundërt duke u larguar nga Los Blancos. Sipas asaj që raporton gazeta madrilene AS, dy lojtarë që pritet ti japin lamtumirën klubit merengues janë James Rodriguez dhe Francisco Roman Alarcon Suarez i njohur nga të gjithë si Isco.
Drejtuesit e Realit të Madridit janë mëse të gatshëm të dëgjojnë ofertat që do të vinë nga klubet e tjera për këta dy futbollistë. Nga shitja e James Rodriguez, Los Blancos kërkojnë të përfitojnë të njëjtën shumë që shpenzuan për kartonin e tij dy vjet më parë, 80 milionë euro.
Chelsea, Manchester United dhe Manchester City por edhe Bayerni Mynihut kanë shfaqur interes për 24-vjecarin e Los Catefeteros dhe ardhmja e “Këpucës së Artë” të Botërorit Brazil 2014-të, mund të jetë te prej këtyre 4 skuadrave.
Blutë e Londrës madje për të bërë të mundur kalimin e James në “Stamford Bridge” janë të gatshëm ti ofrojnë Realit si shkëmbim kartonin e belgut Eden Hazard, i cili pëlqehet tejmase nga klubi spanjoll.
Përsa i përket Iscos, edhe me Zidane në drejtim, mesfushori spanjoll nuk ka gjetur shumë hapësira në formacion dhe gjasat janë që edhe ai të largohet nga Santiago Bernabeu në verë.
Për lojtarin interesohen Manchester City dhe Juventusi, që janë gati të ofrojnë deri në 35 milionë euro për kartonin e 23-vjecarit./ SS
Ky Xhemal Rodriguez kur u ble nga Reali u reklamua se do te ishte fituesi i ” Topit te Arte” por ja qe doli qymyr.