Afro dy muaj pas prezantimit të fanellave të Kombëtares shqiptare për fazën finale të Euro 2016, uniforma e re e kuqezinjve është gati. Prodhuesi i veshjeve sportive, Macron, që është edhe sponsori teknik i përfaqësueses, solli furnizimin e parë me uniformën e dedikuar, në kuadër të miqësoreve kundër Austrisë më datë 26 dhe Luksemburgut më 29 Mars. Supersport prezantoi për herë të parë fanellat në emisionin Zona Gol të gazetarit Egi Duro.
Detajet janë ato që spikatin në uniformën e personalizuar, e cila do të përdoret ekskluzivisht për pjesëmarrjen e Shqipërisë në evenimentin në Francë. Nga dizajni me shpiponjë në pjesën e përparme, të jaka ku janë shkruar vargjet e Naim Frashërit, “Ti Shqipëri më jep nder”.
Fanellat e reja të Shqipërisë do të dalin në shitje prej ditës së enjte. Përveç bluzave për tifozët meshkuj, sponsori teknik i Kombëtares ka menduar që të prodhojë uniforma edhe për tifozet femra dhe fëmijët./SS
Ajo ngjyre e zeze do financoje ISIS sunit ne Shqiperi dhe Siri.Mallkuar mendjet sunite.
ato vargjet jan shkrujt ne anglisht a?!
duhet me shut edhe ca fjal anglisht
“ti shqipni m jep ner
amerika me jep pare
ne shqipni jam si ne ferr
n amerik boj vec hajgare”
naim frasheri ka pas qen genjeshtar I modh
“pun pun nat e dit qe te shofim pakez drit” thoshte naimi. dhe poplli shqiptar ja ktheu “o naim te ishe vet,ta provoje turnin e tret”!
tash “ti shqipni me jep nder,”! don pergjigjen “shqipnija osht bo per me cmen shqipetaret”!
se shqipnija jo vetem t cmen por t fut nen dhe.