Francezi ka që në vitin 1996 që është në krye të “Topçinjve”, por momentalisht ndodhet nën presion të madh teksa vetë tifozët e tij kërkojnë largimin për arsye se nuk po arrin të shfrytëzojë sezonin më të përshtatshëm për t’u shpallur kampion.
Trajneri i Inter Roberto Mancini, i cili udhëhoqi Manchester City-n drejt titullit në vitin 2012, po përflitet si pasardhësi i mundshëm i Wenger. Francezi ka revolucionarizuar futbollin anglez kur erdhi te Arsenal 20 vite më parë. Ai ka fituar 3 tituj kampion dhe 6 herë FA Cup. Gjithsesi, dështimi për ta fituar titullin prej 12 vitesh ka bërë që tifozët të jenë të pakënaqur me trajnerin. mancini ka fituar Premier League me Manchester City në vitin 2012.
Ky sezon dukej si një mundësi perfekte për francezin të përfundonte thatësirën tij, teksa Chelsea dhe ekipet e Machester nuk janë të përfshira në luftën për titull. Prapë, Arsenal mbeten tetë pikë larg kryesuesve të Leicester, madje duke u parakaluar edhe nga Tottenham. Stili i Mancini-t është shumë herë më konservativ se ai i Wenger, por ai e ka vërtetuar që di të korrë sukses në Premier League, teksa fitou dy trofe të rëndësishëm gjatë tre viteve nën drejtimin e City-t./Telesport