Nasri me “Lamborgini Aventador”, kushton 300 mijë euro…

22 Mars 2016, 16:35Sport TEMA

Samir Nasri po punon shumë për të shpejtuar rikthimin e tij te Manchester City dhe nuk është një çudi që ai ka qejf shpejtësinë dhe jashtë fushës së lojës. Përpara derbit ndaj United, Manchester City u stërvitur në stadiumin “Etihad”, në sytë e pronarëve të klubit. Nasri patjetër që i bëri përshtypje të gjithëve në momentin që u largua nga stërvitja me makinën e tij të re Lamborghini, model “Aventador Pirelli Edition”.

Mesfushori francez, Samir Nasri, sapo ka filluar të stërvitet me grupin e futbollistëve të City, pas një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave që nga muaji tetor. Ai është pronari i një prej makinave më të shtrenjta dhe të shpejta në planet. Lamborghini Aventador kushton 300 mijë euro dhe shkon nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda, me 700 kuaj fuqi. Nasri, spikati edhe në fund të muajit shkurt, kur në ditën që rifilloi punën me topin leu flokët me ngjyrën e kaltër, si klubi i Manchester City.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje