Deklaratave të Xherdan Shaqirit se Zvicra do ta kalojë grupin në Kampionatin Evropian, iu është kundërpërgjigjur Taulant Xhaka.
Kosovari është shprehur optimist që Shqipëria do të jetë skuadra e kualifikuar nga grupi, edhe pse e di që do të jetë shumë e vështirë.
“E dimë që Franca, Zvicra dhe Rumania janë skuadra shumë të forta, por besoj fuqishëm që Shqipëria do ta kalojë grupin”, deklaroi Xhaka, përcjellë “Lajmi.net”.
Ai i ka konsideruar miqësoret me Austrinë dhe Luksemburgut si shumë të rëndësishme para Kampionatit Evropian.