“Futbolli bazohet në thelb te dy gjëra. E para: kur e ke topin, duhet të jesh i aftë ta pasosh në mënyrë korrekte. E dyta: kur ta pasojnë, duhet të dish ta kontrollosh. Nëse nuk mund ta kontrollosh, nuk mund as ta pasosh”.
“Të luash futboll është e lehtë, por të luash një futboll të thjeshtë është gjëja më e vështirë në botë”.
“Pse nuk mund të fitosh ndaj një klubi më të pasur? Unë nuk kam parë kurrë një tufë me para të shënojnë një gol”. “Nëse nuk mund të fitosh, sigurohu që të mos humbësh”.
“Nuk është i miri kundër të keqit dhe të bësh të mundur që të fitojë i miri. Kuptimi i futbollit është që të fitojë më i miri në fushë, pavarësisht nga historia, nga prestigji dhe buxheti”.
“Në thelb, ajo që ka më shumë rëndësi, është që fëmijët duhet të argëtohen duke luajtur futboll”.
“Të gjithë trajnerët flasin për lëvizje pa top, kërkojnë shumë vrapim. Unë them se nuk është e domosdoshme të vraposh shumë. Futbolli është një sport që luhet me tru. Duhet të jesh në vendin e duhur në momentin e duhur, as më herët dhe as më vonë”.
“Cilësia pa rezultate është e kotë. Rezultatet pa cilësi janë të mërzitshëm”.
“Gjatë çdo stërvitjeje, pavarësisht nga sporti që bën, ndihesh i shkatërruar sepse në çdo stërvitje duhet të shkosh përtej limiteve të tua: t’i fillon të vraposh, të shkelmosh dhe pas pak të duket se ke harxhuar çdo energji, ndërsa ke harxhuar vetëm atë që unë e quaj “fryma e parë”. Në atë pikë duhet të sforcohesh për të arritur te “fryma e dytë”. Kur trajneri jep sinjalin për t’u ndalur ndjen zemrën që rreh në mënyrë të çmendur: duhet të arrish ta kthesh në ritmin normal në më pak se dy minuta. Nëse nuk ia del është më mirë që të hapësh një dyqan ose të bëhesh kryeministër: do të thotë se ke gabuar profesion”.
Për Barcelona
“Kur isha trajner i Barçës, mbaj mend se me Koeman dhe Stoichkov luanim për të mos shënuar, shumë e lehtë. Në fakt luanim për të goditur traversën ose një nga shtyllat, pikërisht për të rritur saktësinë e goditjes”.
“Asnjë skuadër nuk vrapon më pak se Barcelona: kanë gjithmonë topin. Janë ata që vendosin ritmin e ndeshjes dhe vendosin se ku duhet të luhet. Ka vetëm një top dhe ekipi që e ka në zotërim është ai që vendos”.
Për Italinë
“Ajo që më bën përshtypje nga futbolli italian janë vendet bosh në stadiume. Njerëzit nuk argëtohen më me këtë futboll. 20 ekipe janë shumë, të krijuara për të fituar dhe në fund fiton vetëm një dhe të tjerët zhgënjehen”.
“Italianët nuk mund të fitojnë, por kundër tyre mund të humbasësh”.
“Pirlo? Fantastik, ka një vizion loje superior dhe me një goditje e dërgon topin aty ku do. Futbolli luhet me kokë. Nëse nuk e ke… Vetëm këmbët nuk mjaftojnë”.
“Balotelli? Problemi nuk është Mario, por edukimi që i është dhënë. Nëse do të ishte edukuar në një mënyrë të caktuar, tani do të sillej ndryshe”.
“E vetmja skuadër në gjendje për të kaluar krizën në Itali është Juventus, sepse ka një filozofi të rëndësishme, ndërsa italianet e tjera nuk kanë para”.
“600 ndeshjet e Del Piero-s janë një gjë fantastike: është një profesionist i madh, që i ka dhënë shumë dashuri futbollit, në epokën e super profesionistëve. Ai është një shembull i vërtetë i të luajturit futboll me shpirt”.
Për të mëdhenjtë e futbollit
Për Valdanon: “Ti, sa vjeç je? Tetëmbëdhjetë? Mirë, në moshën 18 vjeç Johan Cruyff-it i flitet me ju”.
“Është pakuptimtë të krahasohen Maradona dhe Messi. Ata që kanë parë Maradonën të luaj e kanë shijuar dhe të gjithë ata që sot shikojnë Messin duhet të mbeten të magjepsur nga ai”.
Për jetën
“Unë jam me fat, por Zoti është me mua”.
“Krijimtaria nuk shkon keq me disiplinën”.
“Nëse do të doja të më kuptoje do të isha shpjeguar më mirë”.
“Njerëzit që nuk janë në nivelin tim nuk mund të cenojnë integritetin tim”./ Telesport
Nese Hitleri shemtoi politiken, Johan Krujfi zbukuroi futbollin
R.I.P.
Per brezin tone, Johan Krujf do te jete i paharuar. Por ne Historine d Futbollit Boteror, dhe ne vecanti ne ate Hollandez emri Johan Krujf eshte skalitur me germa te arta.
Respekt dhe mirenjohje e vecante dhe te perjeteshme per hollandezin fluturues Johan Krujf!
Ngushellime familjes dhe dashamiresve te futbollit!
Per brezin tone, Johan Krujf do te jete i paharuar. Por ne Historine e Futbollit Boteror, dhe ne vecanti ne ate Hollandez emri Johan Krujf eshte skalitur me germa te arta.
Respekt dhe mirenjohje e vecante dhe te perjeteshme per hollandezin fluturues Johan Krujf!
Ngushellime familjes dhe dashamiresve te futbollit!
TI PREHET SHPIRTI NE PAQE NA KA DHURUAR EMOCIONET E PARA TE FUTBOLLIT SPORTIT ME TE BUKUR NE BOT RRESPEKTE DHE I QOFT DHEU I LEHT SE KA DHURUAR SPEKTAKEL MAGJEPSES PER SPORTIN ME TE BUKUR NE BOT I PA HARRUARI JOHAN KRUJF.
TI PREHET SHPIRTI NE PAQE NA KA DHURUAR EMOCIONET E PARA TE FUTBOLLIT SPORTIT ME TE BUKUR NE BOT, RRESPEKTE DHE I QOFT DHEU I LEHT SE KA DHURUAR SPEKTAKEL MAGJEPSES PER futbollin I PA HARRUARI JOHAN KRUJF.
si Sokol Kociu ngjaka ne fotografi ky Krojfi!