Ndahet nga jeta legjenda e futbollit, Johan Cruyff

24 Mars 2016, 13:52Sport TEMA

Bota e futbollit është në zi pas lajmit të ndarjes nga jeta të legjendës holandeze johan Cruyff.

Ai prej kohësh luftonte kundër kancerit, por nuk ka mundur t’ia dalë dot.

Cruyff ishte një legjendë e Barcelonës dhe Holandës dhe ka fituar tre herë “Topin e Artë”.

Familja ka dhënë e para lajmin e hidhur, që ka pikëlluar mbarë globin: “Me pikëllim njoftojmë se Johan Cruyff (68 vjeç), i rrethuar nga familja e tij, pas një beteje të ashpër kundër kancerit, ka vdekur në Barcelonë, më 24 mars. Ne ju nxisim që të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohë të trishtuar dhe të vështirë.”

Ai ka luajtur 48 ndeshje me Holandën duke shënuar 33 gola, nga viti 1966 deri në 1977.

Me Ajaxin ka luajtur 240 ndeshje dhe ka shënuar 190 gola.

Me Barcelonën 143 ndeshje dhe 48 gola.

Fitoi “Topin e Artë” në 1971,1973 dhe 1974.

11 komente në “Ndahet nga jeta legjenda e futbollit, Johan Cruyff”

  1. qafa says:

    Past rahmet shpirti..ngushllime familes

  2. dritan says:

    legjenda do te jete i paharruar. Nr.14

  3. Muzapopullore says:

    Rest in peace legendary Cruyff
    The best of the best forever

  4. Turi says:

    Ngushellime ikones se botes. Ne paqe u prefshe

  5. sabriu says:

    Ngushellime per kete yll bote qe solli futbollin me te bukur…i vafte shpirti ne parajse..

  6. Ben says:

    Past drit shpirti….. u prefsh ne paqe…… Lojtar I madh.

  7. Mysafiri says:

    Idhulli i futbollit te viteve 70 jo vetem per mua por per shume futboll dashes ne Shqiperi dhe ne mbare globin.
    Nje legjende futbolli qe nuk do harroet asnjehere. I perjetshem do jete kujtimi i tij. Te prehesh ne paqe Johan Cruyff.
    Respekte pa kufi per figuren e tij.

  8. Bambi says:

    Respekte superiore.
    Legjende e vertete.
    Me ka bere per te qare ne 1974 kur mori penallti kunder Gjermanise qysh minutat e para, por ja kam falur:)
    RIP

  9. labi says:

    i madh i Johan Cruyff do te mbetet nje histori dhe legjende, e kthehu futbollin ne art. u prehte ne paqe shpirti i tije

  10. tut leshteni says:

    Legjende gjigande e futbollit boteror. Luajti si Holandezi Fluturues por edhe drejtoi dhe krijoi pasi e la aktivitetin si futbollist ne nivelet me te larta te arritshme. I beri nder botes me personalitetin e tij fitimtar por edhe neve fukarenjve shqiptare qe prisnim perpara TV te mbaronte koha me Petritin pastaj ta lidhte TVSH finalen a Boterorit 1974. Nderime dhe rest in peace

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje