Katërmbëdhjet rregulla për tu bërë një sportist i vërtetë, jo domosdoshmërisht një kampion. Johan Cruyff dhe fondacioni i tij të tregojnë rrugën. Janë më shumë se 200 fushat e futbollit për fëmijë të realizuara në të gjithë botën nga institucioni bamirës, i krijuar nga kampioni holandez. Kompleksi i parë i fushave, i promovuar në Itali nga ky projekt u realizua në vitin 2014 në Como, nën emrin e Stefano Borgonovo.
Të gjithë fëmijët që shkojnë të luajnë në ato fusha gjejnë gjithmonë përballë tyre një tabelë me një sërë rregullash për të ndjekur. Konkretisht janë fiks 14 rregullat për tu ndjekur, po aq sa numri që Cruyff mbante në shpinë, në fanellën e tij.
14 rregullat e Johan Cruyff
Lojë skuadre – për të bërë gjërat, duhet t’i bëni ato bashkë;
Përgjegjësi – Kujdesuni për gjërat, njëlloj sikur të ishin tuajat;
Respekt – Respektohuni mes njëri tjetërit;
Integrim – Përfshini të tjerët në aktivitetet tuaja;
Iniciativë – Kini kurajon për të provuar diça të re;
Stërvitje – Ndihmohuni gjithmonë mes jush brenda një skuadre;
Personalitet – Jini vetvetja;
Impenjim social – Është thelbësor në sport, madje edhe më shumë në jetë në përgjithësi;
Teknika – Është thelbësore;
Taktika – Duhet të dini çfarë të bëni;
Zhvillim – Sporti zhvillon trupin dhe shpirtin;
Mësimi – Përpiquni të mësoni diçka të re çdo ditë;
Të luani kolektivisht – Është një pjesë esenciale e lojës;
Kreativitet – Është bukuria e sportit./ Telesport
RESPEKT PER KETE YLL TE FUTBOLLIT HOLLANDEZ DHE ATIJ EUROPIAN
Pas vdekjes se tij per here te pare ekzistojne mundesite qe te ndryshoje filozofia e futbollit holandez
I Cili per vite me radhe qendron fanatikishte ne ate te filozofise se futbollit Total
Kjo filozofi edhe pse i dha aq shume futbollit Botror nuk i dha ate qe meritonte atij hollandez
Pervec Ajaksit te madh me 4 kupa kampionesh per fat te keq ekipi hollandez i kombetares nuk ka harritur akoma te te jete kampione bote
Mbreteresha pa kurore sic quhet Hollanda ngeli per fat te keq fanatike e kesaj filozofie te viteve 70 -80 duke mos ndryshuare apo gershetuare kete filozofi me shkolla te tjera futbolli
Dhe nje nga shkaktaret dhe kryesori qe nuk linteasnje mundesi per ndryshimin e kesaj filzofie qe Krojfi i madh
Kur kritikonte Krojfi kishte mbaruare cdo trainer
Rasti i fundit eshte kampionati boteror i brazilit
Trajineri LVan Gal gersheton sistemin klasik hollandez 4 3 3 me 5 3 2 dhe hollanda pa shfaqur nje futboll me te vertet virtual dhe tematik harrin erseri ne gjysemfinale ku sic eshte e njohur eleminohet nga Argjentina ne penallti
Kritika qe ushtrohej ndaj Van Gal nga Kroif qe e vazhdueshme ne baze te tij hollanda duhet te kembenguli dhe te vazhdoje ne menyre fanatike ne filozofine e futbollit Total te viteve 70
Por nese Italianet qe ngelen fanatik te katenacios kane harritur te marrin 4 kupa nga kjo filozofi hollandezet e shkrete nuk kane harritur akoma te cojne 1 dhe vetem nje kupe duke ndjekur fanatishte kete filzofi
Futbolli boteror i ka shume borxhe Hollandes dhe Krojfit
Hollanda dhe Krojfi i kane dhene aq shume futbollit boteror dhe per fat te keq kane marre pak ose asgje nga ai
Kjo ndodhi pasi futbolli hollandez i ngeli striktiv fondamentalishte sistemit ttotal ne nje kohe qe ne furtbolle gjerat ndryshojne pas cdo dhjetevjecari
Hollandezet duhet te behen me cinik dhe jo kaq naiv me futbollin ose e thene me populloreshe duhet te dine edhe te mbrohen ose te marrin rezultatin para lojes se bukur
Filozofia e sistemit sa gola bejme aq dhe ham eshte spektakolare per nje qe do te shikoje futboll por kjo nuk te jep suksese dhe trofe
Kupa te jete taktika mbrojtja dhe dinakeria
Une si fanatik i skuadres se Ajaksit c te them kur skuadra ime duke ngelur fanatike e sistemit total dhe e nxjerrjes se talenteve qe pastaj luajne ne skuadrat e medhaja ka 23 vjet pa marre kupen e kampioneve!!
E mire eshte filzofia e mire eshte te kesh akademi talentesh ne tere boten por per tifozin ajo qe ka rendesi eshte trofe kupat
Sot Ajaksi i dikureshem i madh nuk kalon dot grupin me Molden dhe Fenerbahcen ne kupen Uefa!!!!
Vjet dej jashte nga Djeneper!!!!
Kjo tregon se sistemi dhe filozofia e famesheme e dikureshme ka deshtuare dhe duhet reformime
Une do te doja ne stolin e Ajksit nje Murinjo
Do te ishte interesante se ku do ta conte ekipin nje gershetim i taktikes se qellimit dhe rezultatit me zhdervjelltesine dhe spektakoloritetin e futbollit hollandez