Arnautoviç: Grupi, forca e Shqipërisë

25 Mars 2016, 15:00Sport TEMA

Marko Arnautovic është padiskutim një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares austriake. Me 48 ndeshje të zhvilluara në total dhe 10 gola të realizuar, edhe pse është vetëm 26-vjec sulmuesi i Stoke City-it ka patur një rol vendimtar në kualifikimin e Austrisë në Europian.

Tashmë vjen ndeshja ndaj Shqipërisë test të cilin ish lojtari i Interit e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm për përgatitjet e Austrisë për në Euro 2016. Në një intervistë Arnautovic vlerësoi kombëtaren kuqezi duke shtuar: ” Ashtu si ne edhe Shqipëria është kualifikuar në kampionatin europian. Ata janë një skuadër shumë e fortë, forca e tyre bazohet te grupi, por mbi të gjitha drejtohen nga një trajner si Gianni De Biasi.

Teknikët italianë e kanë gjithmonë gati taktikën e duhur dhe ne e dimë që përballë Shqipërisë na pret një ndeshje shumë e vështirë. Rruga për në Euro 2016 sapo ka filluar”. Fjalë vlerësuese për kombëtaren kuqezi që vinë nga një prej dy futbollistëve më të mirë të kombëtares austriake kur na ndajnë vetëm pak orë nga miqësorja e kësaj të Shtune mes Das Team dhe përfaqësues kuqezi që do të zhvillohet në Ernst Hapel Stadion të Vienës.

Sipas asaj që raportojnë mediat austriake, Marcel Koller në ndeshjen ndaj Shqipërisë nuk do të bëjë asnjë eksperiment, pasi do të hedhë në fushë formacionin më të mirë të mundshëm. Me skemën 4-2-3-1 në portë do të luajë Robert Almer, mbrojtja do të përbëhet nga Dragovic dhe Prodl në qëndër dhe Klein e kapiteni Fuchs nga krahët. Në mesfushë përpara mbrojtjes do të vendosen David Alaba dhe Julian Baumgartlinger, ndërsa treshja që do të mbështesë sulmuesin e vetëm Marc Janko do të përbëhet nga Junuzovic në rolin e organizatorit dhe Aranautovic e Harnik nga krahët që do të bëjnë njëkohësisht rolin e mesfushorit por edhe atë të sulmuesit./SS

2 komente në “Arnautoviç: Grupi, forca e Shqipërisë”

  1. fieraku4u says:

    I UROJ KOMBETARES SUKSESE NESER. DHE NUK E KUPTOVA ASNJEHER PSE GANI ABAZIN PSE NUK E THERRET ALBAN MEHEN.

    PER MUA, AI ESHTE NJE LOJTARE SHUME I MIRE, DHE KA LOZUR CDO JAVE NE TURQI. KA SHENUAR DHE SHUME GOLA.

    SKUADRA E ALBAN MEHES ESHTE RENDITJE PER KUPAT E EVROPES VITIN QE VJEN.

    MEHA E ORGANIZON SHUME MIRE LOJEN NE MESFUSHE, DHE NE GODITJE STANDARTE ESHTE SHUME I MIRE.

    POR NUK MUND TA KRITIKOJM GANIUN TANI PER TANI, SE KA SJELL VETEM REZULTATE POSITIVE PER SHQIPERINE.

    1. shqiptari says:

      Ganiu i sat’eme! Ai nuk eshte arab mor myslymajmun i qelbet!
      Nese do ta shqiperosh emrin e tij ai quhet JANI BAZI dhe eshte shtetas shqiptar kristian as arab e as islamist ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje