David Alaba i befasuar nga Shqipëria

27 Mars 2016, 10:53Sport TEMA

Pavarësisht dy golave të thjeshtë, të shënuar përballë Shqipërisë, lojtarët e përfaqësueses austriake u befasuan nga forca e kuqezinjve, mbi të gjitha në fraksionin e dytë të lojës.

Një prej tyre është edhe David Alaba. Ylli i Bayernit të Mynihut vlerësoi paraqitjen e austriakëve në pjesën e parë të ndeshjes, që i dhanë skuadrës vendase avantazhin e dyfishtë përballë kuqezinjve në Vjenë.

Por, në fraksionin e dytë të sfidës gjithçka ndryshoi, me Shqipërinë që u detyrua të mos luante në mbrojtje dhe vendosi në vështirësi rivalët.

Sipas Alabas, “Shqipëria e befasoi Austrinë me presionin në pjesën e dytë të ndeshjes”, duke zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë. “Jam i lumtur që arritëm të fitonim”, tha mbrojtësi i kampionëve të Gjermanisë.

Vlerësimi i Alabas duhet të shërbejë si indicie për stafin teknik të Kombëtares, për mënyrën si Shqipëria duhet të sillet në fushën e lojës, për të provuar shanset e saj në finalet e Euro 2016.

5 komente në “David Alaba i befasuar nga Shqipëria”

  1. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Pse seriozisht I keni marre fjalet e ketij ?
    Te gjitha skuadrat e medha pasi fitojne , ne intervista tregojne diplomacine e tyre ne mendimet per kundershtarin.
    Vetem se me kete menyre te shprehuri , ato nuk lavderojne skuadren kundershtare por thjesht I rritin vleren fitores se tyre.
    Pse cfare prisje te thoshin austriaket qe fituam lehte me nje skuader te dobet ?

  2. fieraku4u says:

    NA ÇANË TRAPIN GAZETAT PROVINCIALE SHQIPTARE ME ALABËN. ALABA THA KËSHTË ALABA THA ASHTU.

    PO NA E BËNI KËTË ALABËN SI RONALDO DHE MESI. NJË MBROJTËS SI GJITHË TË TJERËT ËSHTË.

    MË I MIRË ËSHTË HYSAJ SE SA ALABA.

  3. the Punisher says:

    Liku je gomar, mos harro.

    1. liku--Kush me shan per debat nuk ia mban says:

      Gomari ne pergjithesi nuk njihet per te dhene ide dhe opinione.
      Une te pakten kam shkruar mendimet e mija.
      Ti pervec permendjes se gomarit nuk ke shkruar tjeter gje.
      Si duket ke thene se cfare mendon per veten tende.

  4. agron says:

    Duhet te jemi krenare me kombetaren tone. Beri gabime ne pjesen e pare, por nje pjese e lojtareve kishin patur probleme per nje kohe te gjate. Pershembull Mavraj…
    Ne pjesen e dyte ishim superiore, kete nuk e mohon kush.
    Beme gabime, por kemi kohe te krijojme kohezionin e duhur ne skuader.

    Ndersa sic flasin disa, nuk eshte e drejte. Kombetarja e Austrise eshte nga me ne forme ne Europe. U kualifikua duke lene prapa skuadra me emer, si Suedia e Ibrahimovicit.
    Alaba eshte lojtar i madh, opinionet e tij eshte e keshillueshme te merren parasysh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje