Kapiteni i Kombëtares së futbollit, Lorik Cana, shprehet se ekipi ka mësuar shumë nga humbja 2-1 në miqësoren e një ditë më parë në Austri.
Në një prononcim për “Supersport”, Cana tha se difektet që u vunë re në mbrojtje erdhën edhe për shkak se lojtarët kanë disa muaj që nuk luajnë me njëri-tjetrin. Kapiteni vlerësoi reagimin e ekipit në pjesën e dytë, duke thënë se është i gatshëm të përballet me çdo skuadër tjetër.
” Ata e nisën ndeshjen me një ritëm shumë të lartë dhe nuk arritëm tu përgjigjeshim ashtu sic duhet për shumë arsye besoj. Fakti që kishim disa muaj pa luajtur me njëri-tjetrin ndikoi sepse nuk arritëm të jepnim përgjigjet e duhura në fushë.
Në minutat e para ne treguam një nivel shumë të dobët dhe Austria kishte bënte cdo gjë që dëshironte në fushë, pasi ne ishim të pozicionuar keq dhe u lejuam shumë hapësira. Fatëkeqësisht pësuam dy gola që kombëtarja jonë në atë mënyrë nuk i pëson.
Gjithsesi në pjesën e dytë zbriti në fushë një Shqipëri tjetër, e cila ishte më agresive dhe e rrezikoi më shumë kundërshtarin. Ishte një përgjigje shumë e mirë nga ana e djemëve. Nga kjo ndeshje kemi mësuar shumë gjëra që besoj se do të na ndihmojnë për sfidat e kampionatit europian”, tha Cana për “Supersport”.
Ndërkaq, mbrojtësi Mërgim Mavraj ka thënë në një prononcim për “Panorama Sport” se në momentin e pësimit të golit të dytë, dëgjoi thirrjen e Canës në fushë. “Në momentin e golit të dytë, unë e zotërova situatën. Por, Loriku më tha: ‘Je vetëm. Lëre topin’ dhe unë ashtu veprova, pasi nuk kisha çfarë të bëja tjetër”, deklaron mbrojtësi i Këlnit.
Ndër të tjera Cana vlerësoi edhe praninë e rreth 10 mijë tifozëve në stadiumin e Vjenës. ”E kemi pritur që do ta ne ndiqnin por nuk besonim se do të mbështeteshim nga kaq shumë tifozë në stadium.
Në momentin që hymë në stadium dhe që pamë se kishte aq shumë tifozë shqiptarë u ndiemë me të vërtetë krenarë.
Për ne është një kënaqësi shumë e madhe te kemi kaq shumë tifozë. Këto muaj do të jenë shumë të rëndësishëm pasi në Francë do të vinë mijra fansa dhe kjo është dicka shumë pozitive”,-tha ai për “Supersport”.
HAPE KRAHUN CANA ……………………..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
DUKEJ SI NJE LOJE E SHITUR !!
Gjerat qe mbahen mend nga Cana ne keto eleminatore dhe miqesore :
– Nje bllokim fantastik I lojtarit danez ne ndeshjen Danimarke-Shqiperi , qe evitoi nje gol te sigurt.
– Pas nje qendrese heroike nga sulmet e huliganeve serbe , beri nje gafe ne dhomat e zhveshjes kur firmosi nje deklarate te dyshimte qe edhe mund te kishte rezultuar ne nje vendim ndryshe te CAS-it. Per fat te mire nuk ndodhi.
-Nje gafe ne ndeshjen me Portugaline , qe solli si pasoje nje goditje kendi ne minute e fundit , dhe golin e portugezeve.
– Udheheqje e gabuar e repartit mbrojtes ne ndeshjen me Serbine , duke kaluar ne avebtura sulmuese , gje qe solli dy gola me kundersulm te serbeve.
– Nje loje si macja me miun me Mavraj ne ndeshjen me Austrine , ec e mere vesh kush I tha cfare I tha kush e degjoi dhe cfare degjoi.
– Nje rast I paster ne ndeshjen me Austrine , ku ne vend ta stoponte topin me kembe dhe te shenonte , uli koken ne nivelin e fushes per te goditur. Rast I humbur.
Kto jan ato qe ke fiksu ti , se zakonisht ky bashke me Mavrajn kan qene mbrojtesit me te mire per ne , ne kto eliminatore dhe ne shume ndeshje te tjera .
Me Serbine rrezikoi ME TE DREJTE sepse ajo ndeshje ishte per jet a vdekje , me fitore kualifikoheshim direkt . Aty nuk i jap faj .
Me serbine e gjithe skuadra ka loz dobet , ndoshta nga presioni i madh .
Per te tjerat Cana ka qene shtylla kurrizore e kombtares . Tani normal qe nuk presim qe te permirsohet , mosha ben te veten por prap eshte ne forme te mire .
Mbrojtesit ne nuk i kemi as super por as edhe te nivelit te dobet , fatkeqsisht me kombtaren nuk po tregohen ne forme .
Hysaj me Napolin loz shume mire , me Shqiperine eshte i padukshem . Agolli me vjen keq por s’eshte me per titullar , ne at vend duhet te jet Lenjani .
Mesfushen e kemi pike te dobet , nuk krahasohen mesfushoret tane me kundershtaret . Jan fizikisht te shkurter , nuk jan mjaft teknike e as me shume vizion . Kace Meha Memushaj nuk kan ndonje nivel shume te larte , megjithate jan shume me lart se Abrashi ,Kukeli e Basha .
Ne forcen e kemi te krahet . HYSAJ- ROSHI – LATIFI- RASHICA ne krahe te djathte do ishin “MICIDIAL” ne kundersulme ndersa ne krahe te majte LENJANI-MEMUSHAJ-BERNARD BERISHA- GASHI . Ganiu shkon e fut Lilen qe ska as tru as kembe . Turret si pula pa koke ne fushe . Nejse , zakonisht miqesoret jan per te bere eksperimente .
Ta provoje nje here nje formacion me karakteristika ofensive Ganiu .
Hysaj – Cana – Mavraj – Lenjani
Roshi – Latifi – Meha – B.Berisha
Rashica – Cikalleshi
Jam i sigurte se me kto lojtare Shqiperia do rrezikonte shume porten kundershtare me kundersulme alla talionshe .
Jan edhe mesfushore qe kthehen dhe ndihmojne mbrojtjen!
Titull mashtrues!
He pra pse nuk e thoni se cfare tha Cana per keshillen qe i ka dhene Mavrajt per golin e dyte?
Pse e beri kete Cana???
Mos e ka shitur ndeshjen,apo ka vene BASTE vete???
Le ta thote vete se cfare e shtyu ate t’i thoshte Mavrajt,qe ta lere topin se paska qene vetem???
Me kete Cana e mbushi kupen dhe duhet te shporret nga kombetarja!
TURPI E MBULOFTE kete matrapaz te ndyre!
O CANA, KE QENE NJE LOJTARE DHE NJE KAPITEN SHUME I MIRE PER KOMBETAREN. KE RESPEKTIN E TE GJITHE SHQIPTARVE. LARGOHU ME NDER.
POR GABIMET E TUA PO I KUSHTOJN SHUME KOMBETARES, OSE MBLIDH VETEN OSE LARGOHU. NUK ESHTE HERA E PARE QE BENE NJE GOMARLLIK TE TILLE.
ESHTE GOLI 3 APO I 4 QE HA KOMBETARJA NGA FAJI JOT.
Ajo qe na intereson me shume eshte perzgjedhja e skuadrave per takimet miqesore.
Ne kampionatin Europian 2016,do te ndeshemi me Francen,Zviceren dhe Rumanine.
De Biazit I duhen tre takime te peraferta per nga niveli,per te shkuar ne France I pergatitur.Austria tregoi se eshte nje ekip i vleshem per te nxjerr mesime.
Luxemburgu eshte larg nivelit me skuadrat qe do te ndeshemi,mbase e ka zgjedhur per rritjen e besimit te skuadres,por ne kete rast eshte me mire te ndeshemi me sk. me te forta se ato qe na presin.
Po takimi i trete miqesor me ke do zhvillohet?!
Me sa duket plani per takimet miqesore nuk eshte i menduar mire !
Kush paguan para per miqesore o injorant , ndeshje nderi por pa vlere kualifikimi opo pikesh , shko e ha nja dy kupeca me fergese gjize o katnar Tirane