Rashica drejt Napolit?

29 Mars 2016, 14:45Sport TEMA

Pas spekulimeve të muajit Shkurt, Corriere dello Sport konfirmon interesimin e Napolit për talentin shqiptar, Milot Rashica. 20-vjeçari po shkëlqen te Vitesse në këtë sezon dhe pasi e grumbulloi në Kombëtare, trajneri Gianni De Biasi e sponsorizon drejt Napolit në Serinë A.

Në deklaratën e tij për gazetën sportive italiane, drejtuesi i stolit kuqezi i ka këshilluar skuadrat italiane ta blejnë Rashicën, që “për nga karakteristikat fizike dhe vrapi ngjason me Callejon”. Sipas De Biasit afrimi i mesfushorit ofensiv që në këtë sezon po shkëlqen te Vitesse në Holandë do të ishte një investim i mirë për të ardhmen, pasi bëhet fjalë për një lojtar i cili qëndron me këmbë në tokë dhe që jep garanci.

Këshillat e De Biasit janë dhënë sepse Napoli po e vëzhgon me kujdes situatën e Rashicës. Skuadra e Elseid Hysajt kërkon përforcime në repartin ofensiv dhe talenti shqiptar do t’i përshtatej më së miri skemave që përdor trajneri Sarri. Deri në këtë pjesë të sezonit, Rashica numëron 7 gola dhe 6 asist në 25 ndeshje me Vitessen. Drejtuesit e Napolit kanë mbetur të befasuar nga talenti i 19-vjeçarit, e madje po mendojnë të bëjnë tentativën e parë për ta blerë.

Vlera e sulmuesit në merkato përllogaritet në afro 1 milion e gjysmë Euro, por nuk përjashtohet që deri në fund të sezonit, çmimi të rritet me Vitesse-n që mund të pretendojë deri në 3-fish më tepër për lojtarin, i cili kërkohet edhe nga Tottenham e Everton në Angli, Ajax e PSV në Holandë dhe Galatasaray në Turqi./SS

1 komente në “Rashica drejt Napolit?”

  1. Pelasgian says:

    LOJTAR ME KLAS !

    I uroj me te miren.

    Me vjen keq qe s’kemi menaxher e prokuratore profesioniste se ka edhe djem te tjere plot talente .

    Latifi eshte nje nder to , nuk e di se c’ben akoma te FK TURPI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje