Rrëfimi i Lorik Canës: Pas Europianit e mbyll me Kombëtaren

29 Mars 2016, 12:25Sport TEMA

Kapiteni i Kombëtares është ai që i ka udhëhequr kuqezinjtë në fushë përgjatë të gjithë rrugëtimit për në “Euro 2016”, mirëpo nuk mundohet aspak që të fshehë gabimin që ka bërë në momentin e pësimit të golit të dytë nga Austria me këshillën për Mavrajn.Cana-Nante Lorik Cana, në një intervistë për “Panorama Sport” nga Luksemburgu, rrëfen problemet në aeroportin e Vjenës, por edhe mësimet që ka nxjerrë ai dhe e gjithë skuadra nga përballja me Austrinë.

Ai e pranon se mungesa e grumbullimeve ka ndikuar në performancën e kuqezinjve në atë përballje, ashtu siç është i bindur që De Biazi është shumë i qartë për zgjedhjet e tij dhe se ka nevojë që të testojë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion.

Gjatë fjalës së tij e ka përmendur disa herë të ardhmen e sigurt të Kombëtares me gjeneratën e re, ndërkohë që ka lënë të kuptohet më shumë se kurrë se pas Francës do ta mbyllë me Shqipërinë.

“Fokusi ynë është te sfida e parë me Zvicrën.

Çdo ndeshje dhe grumbullim është në funksion të saj që të përgatitemi dhe të jemi sa më gati për të. Unë kam pasur nderin që të jem kapiten i këtij brezi dhe të jap sa më shumë nga përvoja ime për lojtarë si Ajeti apo Gjimshiti që do të jenë e ardhmja e Kombëtares.

Pas Europianit do të marr disa ditë pushime përpara se të ndërmarr një vendim të konsultuar edhe me familjen time se çfarë do të bëj”.

4 komente në “Rrëfimi i Lorik Canës: Pas Europianit e mbyll me Kombëtaren”

  1. SHqiponja says:

    Nuk do te besh keq ,qe ta lesh sportin ,para se ai te lej ty !!!

  2. "Horri i Bulevardit" says:

    I dashur Lorik, ke qene dhe je shpirti i ekipit Kuq e Zi, i ke dhene zemer shokeve te skuadres, na ke dhene zemer edhe ne sportdashesve, qe ju kemi ndjekur sa ne stadium, por dhe ne tv, fale edhe Digitalbit, qe na e ka dhene kete kenaqesi.
    Kudo dhe kurdohere ndodhin gabime, bejne gabime edhe te medhenjte.
    Me kujtohet France-Brazil ne boterorin e 86-tes, dy korifenjte e futbollit te kohes, Sokrates e Platini e pabesueshme, por humben qe te dy penallti!.
    Juve luajtet shume mire ne Austri, panvaresisht pjesa e pare, ku Austria ishte shume me mire, perseri golat nuk i beri, fale lojes se mire, por fale gabimeve, qe ndodhin ne futboll. Por pjesa e dyte, ishte teresisht Kuq e Zi, por edhe goli, nuk ishte gabim i mbrojtjes austriake, por ishte gol, fale nje aksioni model i kuqezinjve.
    Lorik, je i nderuar dhe uroj qe mbas europianit, te jesh pjese e stafit te kombetares Kuq e Zi.

  3. Frank+ says:

    Mos se na morre ne qafe.kush do jete zvendesuesi i ketij legjende .Ky do mbetet shitesi me i mire ne fushen e kombetares.
    Ku ishte ti ore mik kur te futi serbi 2 ne ylhbahsahn????.edhe pardje e shiti ndeshjen gjoja u ngateruan sunnitet ne perkthim dhe hyri goli.
    Kjo nuk eshte me kombetarja e shqiptareve por kombetarja e mercenareve sunnit shitesve te njohur.

  4. ILIRIA UNITED says:

    LERINI PORDHET E MEDHAJ….SHIKONI TE BENI DICKA PER SHQIPERINE PASTAJ MERRNI VENDIMET..!!APO U MBUSHET ME PARA,,,ESHTE GABIM PROFESIONAL TE FLASESH PA FILLUAR NDESHJET,,NE FRANCE..PERQENDROHUNI TEK KOMBETARJA..PASTAJ FLISNI!!..KENI KOHE PER VENDIME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje