Real Madrid e ka seriozisht: “Merengues-it” mesa duket duan të shfrytëzojnë klauzolën e rikthimit të Morata-s në “Bernabeu”, në mënyrë që ta shesin përsëri diku tjetër.
Por Morata nuk është kandidati i vetëm për sulmin e kryeqytetasve si alternativë e Karim Benzema.
Sipas së përditshmes spanjolle AS, ka edhe gjashtë sulmues të tjerë për të cilët është i interesuar klubi i Real-it.
Drejtuesit përgjegjës për merkaton kanë filluar kontaktet e para me Pierre-Emerick Aubameyang.
Gjithashtu ata janë të interesuar për Robert Lewandowski-n, Edison Cavani, Romelu Lukaka, Jamie Vardy dhe Harry Kane.
Me sulmuesin e Gabonit thuhet se ka edhe një marrëveshje, gjithsesi Dortmund nuk kërkon ta shesë lojtarin.
Gjithashtu një ide fantastiko-shkencore duket edhe transferimi i Lewandowski-t, kontrata e të cilit i përfundon në vitin 2019, me bavarezët që nuk duan të heqin dorë nga polaku./Telesport