Italianët: Manaj mesazh Interit dhe De Biasit

29 Mars 2016, 14:47Sport TEMA

Ndërsa shokët e tij të skuadrës te Interi shijonin Pashkët, Rey Manaj ishte i angazhuar me përfaqësuesen Shpresa të Shqipërisë, në kualifikueset e Europianit 2017.

Talenti shqiptar e shfrytëzoi faktin që në ditën e pushimit e gjithë vëmendja mund të ishte te ai dhe realizoi një prej dy golave të suksesit 2-1 të kuqezinjve përballë Hungarisë. Një gol i cili i hapi rrugën përmbysjes së madhe të skuadrës së 21-vjeçarëve në Elbasan Arena. Rrjeta shërbeu edhe si mesazh i dyfishtë.

Për Interin, ku Manaj pretendon më tepër hapësira për t’u aktivizuar, por edhe për trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, në kuadër të seleksionimeve për lojtarët që do të grumbullohen në finalet e Euro 2016.

Roberto Mancini, ashtu edhe si De Biasi u paralajmëruan. Tekniku i Interit e ka me sy të mirë sulmuesin, ku shpesh herë ka punuar me lojtarin më mënyrë të diferencuar. Manaj numëron katër paraqitje në këtë sezon të Serisë A italiane, për një total prej 32 minutash në fushën e lojës. Ndërkohë, me Kombëtaren A, sulmuesi u grumbullua në miqësoret e Nëntorit 2015.

19-vjeçari debutoi në vllazëroren me Kosovën, ku realizoi një gol rekord vetëm 12 sekonda pas aktivizimit në fushë. Manaj luajti gjithashtu si zëvendësues edhe në miqësoren e barazuar 2-2 në Tiranë përballë Gjeorgjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje