E ardhmja e afërt e Rey Manajt projektohet në Greqi në radhët e Panathinaikosit. 19-vjecari shqiptar pritet të transferohet në kampionatin grek në formën e huazimit, për t’u vënë nën urdhrat e Andrea Stramaccionit, i cili është në krye të “jeshilëve” të Athinës që nga nëntori i kaluar.
Në fakt 40-vjecari italian ka këmbëngulur fillimisht për Rodrigo Palacion, por Mancini nuk ka ndërmend në privohet nga shërbimet e një sulmuesi me shumë eksperiencë, të cilin po e aktivizon në vazhdimësi.
Në këto kushte stafi teknik ziklatër i ka ofruar Panathinaikosit Rey Manajt në formën e huazimit, lëvizje që duhet të ndodhë me nisjen e përgatitijeve për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave italiane tek Interi janë të bindur se Manaj do të gjejë hapësirat e nevojshme në formacion për t’i rritur si futbollist, duke e përjashtuar mundësinë që qëndrimit në “Apiano Gentile” ku rivaliteti për një fanellë titullari është shumë e ashpër për djaloshin kuqezi, i cili ishte inspiruesi i Shpresave të Shqipërisë në fitoren 2-1 me Hungarinë në eliminatoret e Europianit./ SS
Rei manaj eshte nje lojtar i ri e me nje te ardhme te shkelqyer qe prenton shume po per mendimin tim ne ne qofte se ai do vi te panathinaikosi nuk do ta kete at shkelqim qe pritej se ketu ne greqi jane shum racist e do ket probleme si cka patur murati bushi hyka e shum te tjere se ne shqipetaret ketu nuk na respektojn per vlerat qe kemi mir do ishte qe vetem ne greqi mos te kthehet per te luajtur futboll!